Shqip

Komisioni Europian rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë

Komisioni Evropian ka paraqitur para Parlamentit Evropian raportet e progresit për shtetet në procesin e zgjerimit, ku përfshihen shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia. Johannes Hahn, Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, edhe kësaj radhe ka rekomanduar çeljen e negociatave për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Sipas Komisionerit Hahn, progresi i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut në përmbushjen e kritereve të paracaktuara është mbresëlënës. Sipas tij, kusht i vetëm mbetet vijueshmëria e reformave.

“Shumë vende kanë arritur kriteret që kemi vendosur dhe në veçanti Ballkani Perëndimor. Angazhimi ynë ka dhënë rezultate konkrete. Kemi dhe arritje historike, kemi shumë sfida që mbeten ende të hapura dhe paketa e sotme tregon se duhet ecur mbi këto udhëzime”, tha Hahn.

Ai deklaroi se Shqipëria ka bërë progres me Reformën në Drejtësi dhe procesin e patjetërsueshme të vetingut.  “Ky është një shembull edhe për vendet e tjera”, deklaroi Hahn.

Pas marrjes serish të rekomandimit për çeljen e negociatave nga Komisioni Evropian, janë vendet anëtare që do të vendosin për këtë propozim. E vendimi final i takon Këshillit të ministrave të jashtëm të vendeve BE, që do të mblidhen në qershor

The Latest

To Top

Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Τα cookies επιτρέπουν μια σειρά από λειτουργίες οι οποίες μας βοηθούν να προσωποποιήσουμε το περιεχόμενο, να ρυθμίσουμε και να μετρήσουμε τις διαφημίσεις, και να παρέχουμε πιο ασφαλή εμπειρία στο Albanians.gr. Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Close