ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Komedia e radhës e politikës shqiptare

  Edhe një herë populli shqiptarë po bëhet spektatori i një shfaqje politike që po luhet përpara tij , i një drame  e cila është e njohur dhe luhet me vite të tëra mbi

  Edhe një herë populli shqiptarë po bëhet spektatori i një shfaqje politike që po luhet përpara tij , i një drame  e cila është e njohur dhe luhet me vite të tëra mbi

kurrizin e tij , por përpara disa ditëve u bë publike! Por këtë rrallë aktorët janë të nivelit të lartë , dhe jo drejtorë apo funksionar shtetërorë , siç i kemi pasur  zakon të dëgjonim , por zv/kryeministra e ministra , të cilën në shfaqen e rrallës të tyre po ndajnë “çifligun” e tyre , po shpërdorojnë djersën e popullit shqiptarë , gjithmonë në interesin e tyre personal. Por kjo nuk ka ndonjë gjë të çuditshme. Gjëra që diheshin por thjeshtë si kishim parë , bile do të thosha se po të ndodhte e kundërta do na bënte përshtypje. Do na  bënte përshtypje më shumë sikur i nderuari z. zv/kryeministër në vend të militantëve të tij të vinte në poste njerëz që nuk i njihte por e meritonin postin në bazë të studimeve dha aftësive te tyre , në vend tenderin tia jepte mikut të tij tia jepte atij që e meritonte…..por këtë s`janë të thëna në Shqipëri.

Por gjëja më e çuditshme dhe skandaloze për mendimin tim është reagimi i protagonistëve të shfaqes tonë , të cilët brenda pak orësh këtë dramë e kthyen në një komedi. Fill pas publikimit të videos , përnjëherë u hap fjalë që kemi të bëjmë me një montazh , që aty nuk është zëri i zotit zv/kryeministrit por vetëm pamja e tij , se po të kontrollosh buzët e tij dhe ti krahasosh me fjalët , nuk përputhen , se…..Dhe komedia vazhdon më tej me deklarimin e zotit Meta se jep dorëheqjen nga imuniteti dhe se është i hapur për prokurorinë. Kjo e fundit në rrol guest  star vjen dhe sekuestron videot me qëllim hetimin…e buzëve të zotit zv/kryeministër. Një manovër e njohur tashmë kjo politike , që është bërë karamele në gojën e politikanëve shqiptarë , heqja e imunitetit dhe hetimi nga prokuroria , siç ndodhi me rrugën e kombit dhe me ministrin e atëhershëm të transporteve , siç ndodhi me ministrin e Gërdecit etj etj…në të gjitha këto çështje prokuroria edhe pse i hetoj si përfundim dënimi i ministrave ishte transferimi nga një ministri në një ministri tjetër…

Por shfaqja nuk ka mbaruar akoma. “Doktori” , I cili dëgjohet të përmendet në video , ditën e skandalit nuk reagon fare por flet për arra e për lajthia , për taksime të sms dhe të firmave të celularëve , të cilat ja paskan marrë shpirtin taksa paguesve!!!!!! Dhe sot kemi epilogun  e komedisë , luftën politike , ku njëra palë akuzon palën tjetër ,që jo ju po ju jeni të korruptuar etj etj…gjëra të përditshme domethënë…Të gjitha këto kanë vetëm një qëllim , edhe një herë populli shqiptar të hutohet , mos të dij kujt ti besoj , të dëgjoj sa më shumë me qëllim të mbaj mënd sa më pak. Vetëm duke u hedhur në një luftë me akuza politike , e cila do të përçaj popullin , politikanët do e kalojnë lumin dhe njëherë. Po të vazhdoj kjo për pak dit akoma , skandali do harrohet , dhe do flitet vetëm për regjizorinë e videos dhe autenticitetin e saj , dhe jo se çfarë deklarohet në atë video. Mekanizmi i disinformimit dhe i propagandës politike ka filluar të lëviz! Sa i aftë do jetë populli shqiptarë të kuptojë të vërtetën, të kuptoj se në thelb , ai është personazhi kryesor i cili satirizohet në këtë komedi….

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top