Shqip

Kombëtarja mbërrin në Beograd ‘Fitoren shqiptarëve ua kemi borxh!’

Ekipi ynë kombëtar nën drejtimin e Gianni De Biasit ka mbërritur zyrtarisht në Beograd, ku të nesërmen në orën 20:45, do të përballet me Serbinë, në ndeshjen e shumëpritur të vlefshme për eliminatoret e Evropianit “France 2016”.

Në aeroportin e Beogradit, kombëtarja është pritur nga gazetarë dhe forca policie të shumtë, në kuadër të sigurisë dhe ndjeshmërisë që ka kjo ndeshje.

Edhe pse është një ndeshje që vlen tre pikë në klasifikimin e Grupit “I” për shqiptarët kjo është një sfidë e veçantë. Në stadiumin e Partizanit në Beograd, 11 kuqezinj pritet të jenë të vetëm në një sfidë ku sytë dhe zemrën e kanë mbi 10 milion shqiptarëve anembanë botës.

Ekipi kuqezi optimist: I bëjmë shqiptarët të ndihen krenarë
Ekipi kuqezi, është shprehur optimist në një rezultat pozitiv për këtë supersfidë. Djemtë kuqezi në nisjen drejt kryeqytetit Serb shprehen se do të japin maksimumin e tyre, dhe se do të bëjnë të gjithë shqiptarët kudo që janë të ndjehen krenarë.

“Është një ndeshje e rëndësishme dhe premtojmë se do të bëjmë të gjithë shqiptarët të ndjehen krenarë për ne.” shprehet Cana

“Është një ndeshje futbolli, por gjithsesi është një sfidë që për tifozët do të thotë shumë. Do të përpiqemi të marrim rezultat dhe t’i bëjmë të ndjehen krenarë për ne.” tha Mavraj

Heroi i Danimarkës, 25-vjeçari Ermir Lenjani kryqëzon gishtat që të përsërisë paraqitjen e tij të mirë ashtu si dhe të shtunën në “Elbasan Arena”, duke shpresuar të shënojë një tjetër gol.

“Shpresoj të shënoj një tjetër gol, megjithatë do të përpiqem të jap maksimumin dhe nëse do të më jepet mundësia për të shënuar nuk do të hezitoj”. u shpreh ai

Ndërsa ylli i kombëtares sonë, Alban Meha, shprehet i bindur, me anë të një postimi në Facebook, se Shqipëria do mund t’ja dalë përballë Serbisë

“Me Serbinë duhet të fitojmë patjetër, ja kemi borxh popullit shqiptar” thekson Meha

140416

Në një stadium me kapacitet mbi 30 mijë spektatorë, pritet të mungojnë koret kuqezi, ato që përherë i kanë dhënë zemër djemve të kombëtares sonë në fushë. Kjo gjë u konfirmua dje nga Federata Serbe e Futbollit, ku Komisioneri për siguri i Federatës Serbe, Milivoj Mirkov tha se në stadiumin e Partizanit, nuk duhet të shfaqet asnjë simbol shqiptar ose në të kundërtën, ata që do t’i shfaqin këto simbole sipas tij do të arrestohen. “Çdo tifoz shqiptar në Beograd do arrestohet”, Plisat marrin bileta

Gjithashtu janë zyrtarizuar edhe arbitrat e ndeshjes Serbi-Shqipëri, ku gjyqtar kryesor do të jetë anglezi Mark Atkinson, si ndihmësit e tij, Michael Malarik Steven Child, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Peter Kirkup.

Burimi:http://www.shqiptarja.com/sport/2726/kombetarja-mberrin-ne-beograd—39-fitoren-shqiptareve-ua-kemi-borxh—39–245597.html#sthash.uwZJptU8.dpuf

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top