ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Kodi i Emigracionit Drejt miratimit në Parlamentin Grek

Ora e miratimit nga Parlamenti Grek i kodit të Emigracionit dhe integrimit Social po numëron mbrapsh. Kodi i Emigracionit u dorëzua nga Ministria e Brendëshme në Parlamentin Grek dhe e vetmja gjë që ka mbetur është përcaktimi nga Mbledhja e Kryetarëve të Parlamentit të kohës dhe seancave të diskutimit.

Kodi i Emigracionit dhe Integrimit Social bashkon në një ligj të vetëm 20 ligje, 6 Dekrete Presidenciale si dhe 42 Rregullore.

Këto janë disa nga pikat kryesore që parashikon Kodi i Emigracionit dhe i Integrimit Social. PËR MË SHUMË HODHËSI LEXONI KËTU Çfarë parashikon Kodi i emigracionit dhe integrimi social ?

1. Leja bazë e qëndrimit bëhet Leja e Qëndimit me Këhë të zgjatur (5vjeçare). Me këtë leje emigrantëve i jepet e drejta e punësimit në vëndet e Bashkimit Europian (përveç Anglisë). Sipas zvministrit me këtë leje, me qindra mijëra emigrant që janë bllokuar në Greqi do mund të emigrojnë në vënde të tjera të Bashkimit Europian me qëllim punësimin, sepse kriza ekonomike greke ka bërë që shumica e emigrantëve të jenë të papunë. LEXONI MË SHUMË RRETH KËSAJ LEJEJE KËTU Leje qëndrimi për kohë të zgjatur (επί µακρόν διαµένoντος)

2. Leja e qëndimit e Gjeneratës të dytë, e cila do ju jepet fëmijëve të emigrantëve të lindur në Greqi. Siç kemi shkruajtur dhe me dhjetra herë tek Albanians.gr me këtë leje fëmijët e emigrantëve kur të mbushin moshën 18 vjeçare do kenë mundësi të vendosin a do marrin nënshtetësinë Greke apo jo.LEXONI MË SHUMË RRETH KËSAJ LEJEJE KËTU Leje qëndrimi e gjeneratës të dytë. Çfar parashikon Ligji i ri për fëmijët që kanë lindur ose janë rritur në Greqi.

3. Ulen Pullat, (ensimat) nga 120 që janë në 50. KËTU dëshirojmë të theksojmë se ky ndryshim është vetëm për raste të veçanta. LEXONI MË SHUMË RRETH KËSAJ TEME  KËTU Çfarë parashikon ligji i ri i emigrantëve për ato që nuk përmbushin pullat (ensimat)

Sipas proçedurës mbas votimit të  Kodit të Emigracionit në Parlamentin Grek, do duhen përafërsisht dhe 2 muaj të tjerë derisa të dali në Fletoren Zyrtare dhe të filloi zbatimi i tij .

PËR ALBANIANS.GR

Gaston Sanxhaku

LEXONI AKOMA

Çfarë parashikon Kodi i emigracionit dhe integrimi social ?

Leje qëndrimi për kohë të zgjatur (επί µακρόν διαµένoντος)

Leje qëndrimi e gjeneratës të dytë. Çfar parashikon Ligji i ri për fëmijët që kanë lindur ose janë rritur në Greqi.

Çfarë parashikon ligji i ri i emigrantëve për ato që nuk përmbushin pullat (ensimat)

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top