Shqip

Kledi Kadiu ”Personaliteti Evropian i Vitit 2014”

Balerini shqiptar Kledi Kadiu është nderuar me titullin “Personaliteti evropian i vitit” për fushën e vallëzimit, me rastin e edicionit të 44-të të Ditës Evropiane, në një ceremoni të zhvilluar në sallën Promoteca në Capitol.

Ky titull është shenjë për këmbënguljen dhe rezultatet që Kledi Kadiut në lidhje me aktivitetet e tij si valltar dhe koreograf.

“Jam i lumtur dhe krenar për këtë vlerësim, është një kënaqësi e madhe për vendin tim, Shqipërinë, për Italinë dhe posaçërisht për vallëzimin. Një art që bashkon njerëzit, si dhe gjeneratën e re.

Vallëzimi është edukim, disiplinë, forcë e karakterit dhe aspiratë. Kjo është një nderim që shpërblen karrierën dhe përvojën time, në teatër, televizion dhe angazhim social, si dëshmi e iniciativave të lidhura me fëmijët, për shembull ajo e Unicef”, – ka thënë Kadiu për Il Mattino.

 

Burimi: http://www.kohajone.com/

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top