Me dëbim në Shqipëri duket se rrezikon një fëmijë 14 vjeçar, i cili duket ka rënë viktimë keqtrajtimi dhe dhune psikollogjike në Jetimoren Bashkiake të Korfuzit. Djali me urdhër të prokurorisë është dërguar në qëndrën e mbajtjes të emigrantëve në Konicë.
14 vjeçari bashke me dy vëllezërit e tij është braktisur nga prindërit e tij në jetimore.
Qytetarë dhe arsimtarë të Korfuzit denoncuan se fëmija ka rënë viktimë keqtrajtimi dhe dhune psikollogjike nga personeli i jetimores. Por siç shkruan gazeta Elefterotipia, në vënd se të merren masa për personelin e jetimores , Drejtësia ka vënë në shënjestër 14 vjeçarin, dhe në disa raste edhe qytetarër që kanë bërë denoncimin, sensibilizimi i tyre për 14 vjeçarin është quajtur pedofili.
Kjo çështje tepër serioze është ngritur në Parlament nga deputeti i Sirizës Stefanos Samuilis, por deri tani nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga ministritë përkatëse. Siç deklaroi deputeti “14 vjeçari denoncoi dhunën e ushtruar mbi të, por në fund përfundoi i akuzuar”
Organet e jetimores deklaruan se për 14 vjeçarin ishin vënë re shënja jo të mira në sjelljen e tij, dhe prandaj u detyruan ta largonin nga jetimoria, por siç deklaroi në parlament deputeti i Siriza, është marrë më përpara vendimi i Prokurorisë për largimin e 14 vjeçarit nga jetimoria sesa e drejtorisë të kësaj të fundit.
Vjen për tu theksuar se është e pakonceptueshme që një jetimore nuk arrin të siguroi leje qëndrimi për fëmijët që jetojnë aty.
Për Albanians.gr
Gaston Sanxhaku
