ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Kemi zhvillim apo zmadhim të ekonomisë shqiptare?

Shumë fjalë bëhet kohët e fundit për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, Shqipëria po zhvillohet, ekonomia po përmirësohet etj..

Shumë fjalë bëhet kohët e fundit për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, Shqipëria po zhvillohet, ekonomia po përmirësohet etj..

Vallë kemi me ter mend zhvillimin? Mendoj se këtu kemi bërë një gabim të madh. konsiderojmë zmadhimin e ekonomisë zhvillim! Ka një ndryshim të madh midis dy fjalëve.

Zhvillim kryesisht do të thotë rritje të prodhimtarisë. Ekonomia vendase, krijon produkte të reja ose rritë numrin e atyre që prodhonte deri tani.

Me këtë proces ekonomia prodhon dhe eksporton produktet e saja. Kjo do të thotë se ekonomia fiton lek, merr frymë me fuqitë e veta. Në të kundërtën kur kemi zmadhim, kemi një zhvillim të rremë. Pasi ekonomia duket sikur zhvillohet, veçse jo nga prodhimtaria e vendit por nga borxhet që ajo merr!

Me kalimin e kohës rritet borxhi i vendit deri sa të vijë një ditë ku nuk do të kemi më mundësi të shlyejmë borxhin tonë.

Ekonomia duke mos qenë një ekonomi prodhuese por thjesht një ekonomi që konsumon, do të kërkojë gjithnjë borxhe për të mbijetuar, deri sa të mos i jepet më mundësia të bëjë diçka të tillë.

Po ndjekim rrugën e Greqisë me disa ndryshime të vogla: Greqia ka industri turizmi, është një forcë e madhe në marinën botërore, dhe është anëtare e Bashkimit Evropian. Ka një ekonomi të zhvilluar. Ka (kishte..) më shumë mundësi të tërheq para nga tregu i huaj.

Pra ka tre vegla të fuqishme të cilat e ndihmojnë në këtë krizë që po kalon. Në të kundërt, Shqipëria nuk ka asgjë nga këto elementet e lartpërmendura.

Nëse vazhdon të mbijetojë mentaliteti i sotëm, për pak vite do të kemi falimentimin e ekonomisë shqiptare. Një falimentim i cili nuk do të pengohet nga askush, pasi jo dhe shumë veta interesohen për Shqipërinë e vogël..madje shumë herë as vetë banorët e saj nuk interesohen…

 

Marjonel Micka

Student tek dega e Administrimit të Biznesit dhe të Teknologjisë në Universitetin Ekonomik të Athinës

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top