Pajtim Kasami ka shënuar golin e fitores për skuadrën e tij në ndeshjen kundër Juventusit në ndeshjen e grupit A në Ligën e Kampionëve, të cilin e ka festuar duke e bërë shqiponjën me anë të duarve.
Pavarësisht se luan për Kombëtaren e Zvicrës, Kasami ka treguar se rrënjët e tij janë kuqezi, duke e festuar golin ndaj Juventusit me shqiponjë.
Ai ka shënuar në minutën e 36 pas një pasimi të Mitroglout. Goditja e tij me të majtën e la të shtangur portierin e Juventusit, Buffonin.
Burimi www.shqiptarja.com
