ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Kapshticë. Vazhdojnë problemet me toponimet. Emigrantët shqiptarë lënë fëmijët në Shqipëri

Autoritetet greke në pikën kufitare

Autoritetet greke në pikën kufitare të Kapshticës u hapin sërish probleme emigrantëve shqiptarë, për toponimet në gjuhën shqipe në pasaportat e fëmijëve të tyre. Teksa kanë ardhur nga Greqia për të kaluar pushimet në vendlindje, shumë emigrantë janë detyruar të lenë aty fëmijët e tyre, pasi janë penguar të kalojnë kufirin nga ana e palës greke, me argumentin se në pasaportat e fëmijëve të emigrantëve të lindur në shtetin helen, vendlindja shkruhet në gjuhën shqipe.

Për emigrantët situata është tejet shqetësuese dhe apelojnë që shteti shqiptar të gjejë një marrëveshje me palën greke për këtë çështje.

“Flitet se nuk mund të kalojmë dhe për siguri u nisa dhe i lashë mbrapa. Shumë problem i madh. Kam dhe një fëmijë të rritur që ka dhe një provim për të dhënë dhe nuk e di si do t’ja bëjmë. Ndërkohë fëmijët janë në Shqipëri, duhet një zgjidhje. Nuk jam vetëm unë”,- shprehet një emigrante.

Nga ana tjetër, ndonëse jemi në pikun e sezonit turistik, numri i emigrantëve shqiptarë që kthehen për pushime është reduktuar ndjeshëm, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pasi emigrantët i frikësohen kthimit në Atdhe për shkak të qëndrimit të palës greke në Kapshticë.

 

Burimi: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/kapshtice-vijojne-problemet-me-toponimet-emigrantet-lene-femijet-ne-shqiperi-142618.html

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top