ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Kapshticë. Pezullohet puna për shkak të protestave të Agimit të Artë.

Përfaqësues të “Agimit të Artë’ janë tubuar mëngjesin

Përfaqësues të “Agimit të Artë’ janë tubuar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Kapshticës (në pjesën e tokës greke) në një protestë të pazakontë, e cila zgjati më shumë seç ishte parashikuar (1 orë).

 

Lajmi konfirmohet  nga drejtori i kufirit, Ylber Zyberi. Forca të shumta policore monitoruan situatën në të dy anët e kufirit, për të shmangur një incident të mundshëm, ndërkohë që pati përforcim të kufirit.

 

Drejtori i kufirit Ylber Zyberi bëri me dije se për shkak të protestës u bllokua puna në pikën kufitare të Kapshticës, dhe asnjë qytetar shqiptar nuk u lejua për të kaluar në tokën greke, me qëllim shmangien e një përplasjeje të mundshme. Ende nuk dihen shkaqet e protestës, ndërkohë që nuk raportohen incidente.

 

Drejtori i kufitar kontaktoi me homologët grek, të cilën nuk i kanë dhënë arsye të protestës teksa i kanë kërkuar ndërprerje të kalimit të shtetasve shqiptarë drejt kufirit grek dhe anasjellta.

burimi www.ballkanweb.com

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top