ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Kapshticë, pala greke u kërkon dokumenta shtesë udhëtarëve shqiptar

Lëvizja e lirë me pasaporta biometrike

Lëvizja e lirë me pasaporta biometrike në hapësirën Shengen, është shndërruar për shumë shtetas shqiptarë që kanë tentuar të kalojnë në Greqi, nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës, në një simbol zhgënjimi.

 

Pala greke në këtë pikë kufitare vijon të kthejë mbrapsht çdo ditë, jo pak shtetas shqiptarë me argumentin e pasaktësisë së dokumentave.

 

Vetë qytetarët shqiptarë të bllokuar në kufij, tregojnë se policia greke u ka kërkuar dokumenta të shumta në sportel, deri në një sasi të konsiderueshme parash për të qëndruar në territorin grek dhe më pas ka bërë refuzimin e tyre.

 

“Na kërkoi dokumenta pa fund, kur e pa që ishim në rregull me hapësirat e Shengenit, na kerkoi 4 mije euro garanci për person. Kaq para nuk mund të kishim dhe na ktheu mbrapsht”,-tha një prej qytetarëve të kthyer në Kapshticë.

 

Gjatë dy ditëve në këtë pikë kufitare janë kthyer së paku 40 persona që kanë tentuar të kalojnë në Greqi, por nuk janë lejuar nga policia greke. Kjo nuk është hera e parë që pala greke vepron në një mënyrë të tillë ndaj shtetasve shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë për arsye të ndryshme.

 

burimi www.ballkanweb.com

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top