ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Kapshticë Kthehen shqiptarët u kërkohet garanci 3000-3500 euro

Siç raportojnë disa media shqiptare këto dit është shënuar kthim masiv nga pala greke të shqiptarëve në pikën kufitare të Kapshticës.Shkaku sipas mediave shqiptare është se kërkohet një garanci 3000-3500 euro.

Shkruan Gaston Sanxhaku

Sipas mediave raportohet se personat që janë kthyer janë emigrantë shqiptarë. Përpara se të analizojmë këtë lajm le të lexojmë lajmin siç raportohet nga mediat shqiptare.

Artikulli i mëposhtëm është marrë nga versioni online i gazetës Shekulli. I njëjti lajm shkruhet dhe në agjencinë Ballkanweb.com

“Emigrantët shqiptarë kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve shqiptare, pasi autoritetet greke kanë vazhduar edhe sot kthimin e tyre në pikën kufitare të Kapshticës, në Korçë.

Emigrantët thonë se pala greke u kërkon një garanci prej 3000-5000 eurosh, për t’i lejuar të kalojnë kufirin.

Sipas emigrantëve, kjo situatë është e pajustifikueshme, pasi autoritetet greke po shkelin rregullat e liberalizimit të vizave.

Ndërkohë autoritetet kufitare të Kapshticës bëjnë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme janë kthyer në kufi rreth 70 persona, të cilëve u është kërkuar garanci.

Autoritetet doganore thonë se, pas takimeve me homologët greke, kanë marrë siguri se emigrant nuk do të kthehen në kufi.”

ANALIZË ALBANIANS.GR

Siç lexuam më lart artikulli thot që janë kthyer emigrantë. Kjo gjë ka një pasaktësi të madhe , për arsyen se emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi janë të paisur me dokumenta , leje qëndrimi në Shtetin Helen. Pra nuk kemi të bëjmë me emigrant por me qytetarë shqiptarë të cilët dëshirojnë të vizitojnë Greqinë duke përdorur pashaportat biometrike.

Siç dihet në vitin 2009 u liberalizuan vizat , dhe qytetarët Shqiptarë kanë të drejtë të levizin lirshëm në shtetet e Bashkimit Europian. Por kjo  lëvizje është VETËM PËR 90 DITË(3muaj). Pra me liberalizimin e vizave qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të vizitojnë dhe të qëndrojnë në shtetet e BE si turistë, vizitorë  etj VETËM PËR 90 DIT. POR NUK KANË TË DREJTË PUNËSIMI. 

Ky fenomen i kërkimit të garancive nga pala greke për qytetarët shqiptarë që duan të hyjnë në Greqi vihet re zakonisht përpara fillimit të sezonit verorë ose përpara fillimit të sezoneve buqësore. Sipas mediave greke por dhe autoriteteve zyrtare greke, me dhjetra shqiptarë, kryesisht të zonave kufitare, duke përdorur liberalizimin e vizave, kalojnë në Greqi ku punojnë kryesisht në punë buqësore dhe pastaj kthehen në Shqipëri brenda afatit 90 ditorë. Siç u shpreh dhe një zyrtar i kufirit Grek, ka shumë raste që shqiptarë kalojnë kufirin në mëngjes , ku punojnë tokat ose merren me punë të tjera buqësore në Greqi, dhe në darkë kthehen në Shqipëri.

Pikërisht, siç na u shprehen autoritetet greke,  parandalimin e këtij fenomeni synon dhe garancia 3000-3500 euro.  Por sido që të jetë kjo përbën shkelje të rregullave të liberalizimit të vizave, sepse pala greke smundet të vërtetoi praktikisht se për cilën arsye do të kaloj një shqiptarë në tokën helene.  Fatkeqësisht kjo masë i prek dhe ata që duan të hyjnë në Greqi për pushime, për të vizituar të afërmit etj etj.

Nëqoftëse kemi të bëjmë me emigrantë, siç raportojnë mediat shqiptare ,  atëherë kemi të bëjmë me një problem akoma më serioz që duhet të ndrëhyj menjëherë shteti Shqiptarë, avokati i popullit etj etj, sepse nga momenti që dikush ka statusin EMIGRANT në Greqi, disponon dhe lejet e qëndrimit, pra nuk i kërkohet kurrë të paguaj garanci në kufi kur dëshiron të hyj apo të dali nga Greqia.

Autoritetet greke duhet të fillojnë në vënd tjetër ta kërkojnë zgjidhjen (fjala vjen tek pronarët e tokave) dhe jo tek shqiptarët që dëshirojnë të kalojnë kufirin, sepse siç thamë më lart janë të shumtit ata që duan të vijnë në Greqi jo për të punuar por për të vizituar të afërmit e tyre dhe një garanci nuk ja u ofron këtë mundësi.

Për Albanians.gr

GASTON SANXHAKU

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top