Shqip

Kapshticë kapen 16 refugjatë sirianë mes tyre 8 fëmijë dhe një foshnje

Kapshticë kapen 16 refugjatë sirianë mes tyre 8 fëmijë dhe një foshnje

[maxbutton id=”2″]

Plot 16 refugjatë sirianë janë kapur këtë të mërkurë nga patrullat e shërbimit të Policisë Kufitare në pikën e kalimit të Kapshticës, mes të cilëve 9 fëmijë dhe njëri prej tyre dymuajsh.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13 të mesditës pranë fshatit Vërnik të Rrethit të Devollit, në zonën e quajtur në drejtim të piramidave. Mes të ndaluarve mësohet të jenë 4 meshkuj dhe 3 femra.

Pas marrjes në pyetje nga forcat e Policisë Kufitare është mësuar se, shtetasit sirianë kanë dashur të kalojnë tranzit në Shqipëri, me synimin për të vijuar udhëtimin drejt Serbisë e me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

Për veprime të mëtejshme me këta refugjatë të paligjshëm është njoftuar sektori i emigracionit dhe pritet kthimi mbrapsht i tyre.

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=325778#tab

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top