ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Kanadaja vendos rregulla të reja për aplikimet për vizë

Emigrantët, që udhëtojnë në Kanada për vizita

Emigrantët, që udhëtojnë në Kanada për vizita pune ose studimi e kanë të nevojshme të sigurojnë të dhëna biometrike, sipas rregullave të reja të imponuara nga shteti kanadez. Të dhënat biometrike (shenjat e gishtërinjve dhe të dhënat fotografike), do të epen në momentin e aplikimit për viza dhe leje qëndrimi.

Kjo kërkesë e re, do të mbrojë sigurinë e kanadezëve dhe lehtëson procedurat për udhëtimin në këtë vend, ajo gjithashtu do të mbrojë vizitorë perspektivë duke e bërë atë më të vështirë për të tjerët, për të vjedhur ose për të përdorur identitetin e një aplikanti për të fituar qëndrim në Kanada. Në afat të gjatë, përdorimi i këtij informacioni, do të bëjë më të lehtë hyrjen në Kanada, duke siguruar një mjet të besueshëm, të gatshëm për të konfirmuar identitetin e një personi.

Për aplikantët nën 14 vjeç dhe mbi 79 nuk është e domosdoshme pasaporta biometrike. Gjithashtu diplomatët dhe zyrtarët qeveritarë përjashtohen nga ky rregull. Aplikimi për vizitë do të kushtojë 85 dollarë kanadezë për aplikime personale ndërsa për familje të cilat aplikojnë së bashku do të paguhet një shumë maksimale deri në 170 dollarë.

 

burimi www.shekulli.com.al

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top