Shqip

Kanada, numër rekord emigrantësh për 2015. Kategoritë që mund të aplikojnë

Vitin e ardhshëm Kanada mund të pranojë deri 285 mijë emigrantë, numër rekord pranimesh në historinë e këtij vendi. Kështu është shprehur ministri i Shtetit dhe Emigracionit, Chris Alexander, duke prezantuar planin e imigracionit për vitin 2015. “Qëllimi i planit të ri të imigracionit përforcon fokusin e qeverisë sonë në rritjen afatgjatë ekonomike si dhe mirëqenien e të gjithë kanadezëve. Ky plan mirëpret një numër rekord të njerëzve, të cilët do të kontribuojnë në ekonominë dhe në tregun e punës”, tha Alexander, me rastin e prezantimit të planit të emigracionit.

Ai pohoi se në vitin 2015, Kanadaja do të bashkojë shumë familje emigrantësh dhe do të ofrojë ndihmë për qytetarët më të rrezikuar të botës. Shumica e imigrantëve të rinj, përkatësisht 65 për qind prej tyre, do të vijnë nga kategoria e emigrantëve ekonomikë, ndërsa 35 për qindshi i mbetur do të përbëhet nga anëtarët e familjeve të emigrantëve, të cilët tashmë ndodhen në Kanada dhe duan të vazhdojnë të jetojnë në këtë vend.Aplikuesit për punë dhe lëvizje, të cilët kanë një ofertë të vlefshme pune në Kanada, apo do t’i përshtaten programeve ekonomike të provincave përkatëse, shumë më shpejtë do të ftohen për tu lajmëruar që të aplikojnë për statusin e banorit të përhershëm.

Kujtojmë se çdo vit qeveria e Kanadasë në konsultim me qeveritë e 10 provincave dhe tre territoreve, përcaktojnë numrin e përgjithshëm të emigrantëve, që bëhen pjesë si banorë të rinj të përhershëm të këtij vendi. Nga 2006-2013, Kanada ka pranuar një numër rekord të njerëzve në provinca të ndryshme, mesatarisht rreth 257 mijë banorë çdo vit.

BURIMI http://www.balkanweb.com/metropol/2693/kanada-numer-rekord-emigrantesh-per-2015–kategorite-qe-mund-te-aplikojne-220324.html

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top