Shqip

Kakavijë, kthime masive pa asnjë arsye të Policisë Greke në kufi VIDEO

KAKAVIJË – Policia greke, nuk u ka lejuar udhëtimin drejt Greqisë, dhjetëra shtetasve shqiptarë. Lajmi bëhet i ditur nga burimet zyrtare të Policisë Kufitare në Gjirokastër, ku pranohet se Policia Greke, ka kthyer pa procedurë në 12 orët e fundit, 60 shtetas shqiptarë ndërsa me procedurë 10 të tjerë.

Ndërsa në realitet, ky numër është dyfish. Vetë personave që nuk i’u është mundësuar kalimi për në Greqi, shprehen të revoltuar për mënyrën sesi është vepruar nga ana e Policisë Greke.

Përgjatë ditëve të fundit, Policia Greke në Kakavijë, ka kthyer intensivisht prapa dhjetëra qytetarë shqiptarë të cilët ndonëse kanë qenë të pajisur me vlera monetare të mjaftueshme për ditët e qëndrimit në Greqi, nuk u është lejuar kalimi për në vendin fqinj.

Nga ana e tyre autoritetet shqiptare të Kakavijës, kanë kontaktuar me ato helene për të zgjidhur situatën e krijuar por deri në orët e mbasdites së të dielës, gjendja ka qenë tërësisht kaotike ku nga 26 autobusë të linjave Tiranë-Athinë, në pothuajse gjysmat e tyre, udhëtarëve u është ndaluar kalimi për në Greqi.

(a.h/shqiptarja.com)

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top