76 klandestinë nga Siria janë kapur sot nga policia kufitare në qytetin e Gjirokastrës. Klandestinët janë kapur në vendin e quajtur “Mulliri”, poshtë pikës kufitare të Kakavijës.
Mes të ndaluarve nga policia ishin 9 femra dhe 7 fëmijë të gjithë nga Siria, një vend që është përfshirë në luftime prej 2 vitesh. Sipas policisë operacioni ka ndodhur në orët e para të mëngjesit , ndërsa oficerët e policisë kufitare po patrullonin kufirin me Greqinë.
Vetëm në dy muajt e fundit, numërohen disa raste të tilla, të emigrantëve që përdorin Shqipërinë si shtet transit për të kaluar në Greqi.
Burimi http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=58466&kat=95
