Shqip

Kakavijë 200 shqiptarë janë ndaluar të kalojnë në Greqi Shkaku garancia financiare

Policia kufitare e palës greke në Kakavijë, u ka ndaluar kalimin për në shtetin grekë 15 shtetasve shqiptarë. Mësohet se arsyeja ka qenë mungesa e dokumentacionit hyrës për në hapësirën “Shengen”, si dhe mungesa e garancive të mjaftueshme financiare.

Sipas të dhënave zyrtare nga Policia Kufitare e Kakavijës, bëhet e ditur se shtetasit që dispononin pasaporta biometrike, kanë kërkuar shpjegime tek autoritetet kontrolluese në anen greke, ndërkohë që vetë autoritetet greke, e kanë justifikuar këtë qëndrim, me rregullat rigoroze që ndërmerren për ekstrakomunitarët mes të cilëve hyjnë edhe shtetasit që disponojnë pasaportë të Republikës së Shqipërisë. Gjysma e emigrantëve shqiptarë të ndaluar sot nga ana e kontrollorëve grekë, nuk kanë pasur garanci të mjaftueshme financiare ç’ka përbën një detyrim për t’u përmbushur në kushtet themelore të “Shengen”-it.

Menjëherë pas kësaj, përfaqësues të Policisë Rajonale të Kufirit, kanë kontaktuar me homologët e tyre grekë në Kakavijë, ku dhe kanë marrë pretendimet përkatëse për ndalimin e kalimit të shtetasve shqiptarë për në Greqi.

Për zyrtarët e Policisë Kufitare Shqiptare, ndalimi i shtetasve shqiptarë për të udhëtuar drejt Greqisë, pa përmbushur kriteret e vendosura nga “Shengen”, është mëse i justifikueshëm. Edhe gjatë ditës së djeshme, ka pasur klimë të njëjtë në Kakavijë, ku janë kthyer mbrapsht, 27 shtetas shqiptarë me mangësi në dokumentacion, ndërkohë që vetëm këtë muaj, numri i shqiptarëve të kthyer nga kontrollorët grekë, është gati 200.

 

VINI RE.  Kemi shkruajtur disa herë se cilat janë rregullat për të kaluar në vëndet Shengen

Lexoni në dy artikujt më poshtë se cilat janë rregullat për të hyrë në shtetet Shengen me pashaportë biometrike. Informimi është shumë i rëndësishëm.

Levizja e lirë (pa viza) në vëndet e Zonës Shengen-Rregullat e lëvizjes së lirë

 

Pse nuk lejon Greqia shqiptarët të kalojnë me pashaporta Biometrike. Çfar duhet të bëni

 

Vizat Shengen, BE: Shenjat e gishtit për aplikuesit me qëndrim të shkurtër

Burimi: http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/kakavij–policia-greke-kthen-15-shqiptar–skan–garanci-financiare-246716.html#sthash.XO02yI5C.dpuf

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top