Shqip

Kakavi 1.000 qytetarë shqiptarë, vetëm brenda javës, nuk u lejuan të kalojnë në Greqi

Rreth 1.000 qytetarë shqiptarë, vetëm brenda javës së fundit nuk janë lejuar të kalojnë kufirin grek në Doganën e Kakavijës.

[maxbutton id=”5″]

 

Vetë qytetarët pohojnë se u kërkohet një shumë prej 50 eurosh për ditë qëndrimi në Greqi, disa të tjerëve nuk u kanë pranuar garancitë me afat kohor më të gjatë se një javë, ndërsa pjesës më të madhe nuk ua shohin fare dokumentet e paraqitura, duke u kërkuar një garanci prej 3 deri në 5 mijë eurosh.

E ndërsa kalimi në tokën fqinje është bërë thuajse i pamundur, qytetarët shqiptarë të ardhur nga zona të ndryshme të vendit vijojnë të presin për ditë me radhë, me shpresën e zhbllokimit të situatës.

Ata rrinë në dyert e doganave prej orëve të para të mëngjesit deri në mbrëmje, duke i shtuar kështu qëndrimit të tyre edhe shpenzimet e hotelit. Sipas tyre, pala greke i kthen mbrapsht me pretendimin se, këta qytetarë po kalojnë kufirin grek me qëllim punësimi sezonal.

Në këtë periudhë nis mbledhja e ullinjve dhe agrumeve në Greqi, e për këtë arsye ka një fluks të shtuar të personave që udhëtojnë nga Shqipëria në shtetin grek.

Autoritetet kufitare shqiptare nuk e komentojnë qëndrimin e homologëve grekë, pasi – sipas tyre, – është e drejta e palës greke të vendosë kalimin ose jo të shtetasve të huaj në tokën helene.

BURIMI http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=312662&ref=ml#.VkGC01VTXj0.facebook

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top