Në vitin 1993, u zbuluan në Patos-Marinzë rezervat më të madha tokësore të naftës të rëndë të cilat sipas vlerësimeve nga kompania kanadeze FPP Energji që u publikua më 31 dhjetor 2009 arrin në 5.7 miliardë fuçi!.
Rezervat e naftës që janë zbuluar në zonën lartpërmendur konsiderohen si “naftë e rëndë” dhe shitet në tregjet ndërkombëtare të naftës me një çmim shumë të ulët, rreth 60% të çmimit të naftës së papërpunuar , tipit Brent.
Megjithatë, kompania ka zhvilluar teknologji me qëllim të rris ndjeshëm normat e prodhimit. Parashikimi i FPP Energy Ltd, është që prodhimi në fund të 2011 , në këtë depozitë do të arrijë 12.000 fuçi në ditë.
Kurse Urch Doug, Drejtori i Përgjithshëm i “Bankers Petroleum”, në një intervistë deklaroj se mund të arrihet të prodhohen rreth 40.000 fuçi në ditë! Përveç kësaj, kompania njoftoi se Sky ka kompletuar implementimin e testeve gjeofizike e sizmike dhe regjistrimit e të dhënave për të tre seksionet e kërkimeve , pikërisht ai që është quajtur Sektori i katërt i kërkimeve dhe gjendet në Shqipërinë juglindore, në kufi me Greqinë dhe mbulon një sipërfaqe prej 2264 kilometra katrorë (540,000 hektarë) , rezervat e llogaritura në këtë sektorë kapin shumën totale rreth 350 MMBOE (Million Barrels of Oil Equivalent) , Sektori i pestë që gjendet në Shqipërinë Jugperëndimore, në afërsi të detit Adriatik dhe mbulon një sipërfaqe prej 2076 km 2 (498,000 hektarë) , në të cilin rezervat e llogaritura kapin shumën totale rreth 350 MMBOE(Million Barrels of Oil Equivalent) , si dhe sektori i Dumresë.
Një muaj më parë ministri i Ekonomisë së Shqipërisë, tha se investimet në kërkimin dhe prodhimin e naftës në Shqipëri arritën në 500 milion Euro , dhe theksoi se qeveria është angazhuar për rritjen e investimeve në këtë fushë dhe do të financojë të gjitha kërkimet dhe projektet e nxjerrjes së naftës
Një nga këto investime do jetë tubacioni i naftës Fierë-Vlorë me një gjatësi prej 44 kilometrash. Kështu, nga puset e naftës në Fier, do të kalojë kjo lëndë, për të shkuar më pas në Portin e Vlorës. Projektin do ta realizojë kompania kanadeze që operon në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës. Kjo kompani, ka nisur në kuadër të këtij projekti, ndërtimin e një depozite me kapacitet 80 mijë fuci nafte, përvec asaj ekzistuese, me të cilën bëjnë së bashku 160 mijë fuci nafte kapacitet.
Ndërtimi i tubacionit të naftës Fier-Vlorë, parashikon dy faza, faza e parë pritet të mbarojë brenda 2011-ës dhe do të përfshijë ndërtimin e 14 kilometrave tubacion, si dhe ndërtimin e “Nyjes së Fierit”, një terminal që do të shërbejë për transportin e naftës bruto në dy rafineritë e vendit. Faza e dytë parashikon ndërtimin e pjesës tjetër të tubacionit, me një gjatësi prej 30 kilomerash, që do të lidhë terminalin e Fierit me terminalin e eksportit në Vlorë. Kjo fazë pritet të mbarojë në fillim të vitit 2012.
