Shqip

Ja pse do shenjtërohet Nënë Tereza, 2 mrekullitë e njohura 

Sot Nënë Tereza po shpallet e Shenjtë. Por përse bamirësja shqiptare nga dita e nesërme do të njihet Shën Tereza?

Besimtarët katolikë besojnë se i Shenjtë është një person i cili ka pasur një jetë të shenjtë dhe tashmë është në qiell. Shenjtorët konsiderohen modele për njerëzit në tokë, dhe janë në gjendje të komunikojnë me Zotin për të ndihmuar dikë që u lutet.

Mjaftojnë të njihen dy mrekulli dhe një person me karakteristikat e mësipërme shpallet i Shenjtë.

Dy janë mrekullitë të njohura botërisht çka i hapën rrugën shenjtërimit të murgeshës shqiptare .

Monika Besra nëna e 5 fëmijëve është shprehur se lutja përpara ikonës në Nënë Terezës e shëroi nga sëmundja e tumorit në stomak.

Në vitin 1998 një vit pas vdekjes së Nënë Terezës ajo rrëfeu se ndjekëset e saj e çuan në një kishë dhe i thanë të lutej përpara fotos së shqiptares.

“Isha ulur në kishë dhe më pas nga fotoja e Nënës erdhi një dritë e madhe drejt meje. Më shtyu mbrapa. Po dridhesha. U ndjeva e rraskapitur. Më pas u thashë motrave të më çonin në shtratin tim” shprehet Besra.

Motrat më pas i dhanë asaj një medaljon të Nënës Terezë dhe e vendosën mbi stomakun e saj. E më pas kur u zgjua Besra tha se dhembja e sëmundja ishte zhdukur.

Në vitin 2003 Papa Gjon Pali i Dytë njohu zyrtarisht shërimin e Monica Besra si një mrekulli duke shënuar edhe mrekullinë e parë e cila do t’i hapte rrugën shenjtërimit të Nënës Terezë.

Ndërsa në vitin 2015 Papa Françesku njohu edhe mrekullinë e dytë, ku një 25 vjecar nga Brazili konfirmoi se falë murgeshës shqiptare ishte kuruar nga tumori në tru.

Por në Kalkutë shenjtërimi i Nënës Terezë është thjesht formalitet sepse sic shprehen banorët ajo është tashmë një Shenjtore. Nënë Teresa u qëndroi pranë të sëmurëve dhe të varfërve duke i përkushtuar çdo moment të jetës së saj.

Që nga koha e vdekjes në 5 shtator 1997 në Kalkuta më shumë se 4000 ndjekës kanë vijuar misionin e saj duke punuar në 610 fondacione në 123 vende të ndryshme.

U deshën vetëm dy vite nga ndarja e saj nga jeta që të niste procesi i kanonizimti pa pritur 5 vite siç ishte më parë si rregull. Në vitin 2003 Papa Gjon Pali i dytë shpalli Lumturimin e Nënës Terezë ndërsa në vitin 2016 Papa Francesku e shpall të Shenjtë.
– See more at: http://shqiptarja.com/home/1/ja-pse-do-shenjt-rohet-n-n–tereza-2-mrekullit–e-njohura-373145.html#sthash.lCeM09Mu.dpuf

 

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top