Greqi. Qeveria Greke po përgatit projektiligjin e ri për Lejet e Qëndrimit i cili pritet të dërgohen në fund të muajit Gusht ose në fillim të Shtatorit në Parlamentin Grek për diskutim. Sipas disa pikave që u bënë publike qeveria synon lehtësimin e proçedurave burrokratike.
Për herë të parë tentohet që 42 rregulloret , 20 ligjet dhe 6 dekretet presidenciale që kanë të bëjnë me emigrantët të përfshihen në një ligj të vetëm që do jetë rreth 140 faqe.
Ligji i ri që po përgatitet dhe pritet të paraqitet nga ministri i brendëshëm i Greqisë Mihaleilakis ndër të tjera parashikon:
1. Ulen kategoritë e lejeve të qëndrimit nga 50 në 19
2. Fëmijët që kanë lindur në Greqi, ose janë në shkolla greke, do kenë mundësi të marrin leje qendrimi me kohe të zgjatur(5 vjeçare) Me kete leje ato mund të shkojnë dhe në vënde të tjera të Bashkimit Europian ku me lejen e qendrimit me kohe te zgjatur kanë të drejtën e punësimit (diçka që leja 10 vjeçare se lejon). LEXO PËR TEMËN Leje qëndrimi për kohë të zgjatur (επί µακρόν διαµένoντος).
Me këto leje i jepen dhe zgjidhje çështjes të nënshtetësisë ku sipas burimeve zyrtare ligji i ri i nënshtetësisë parashikon që një fëmijë që lind në Greqi deri sa të mbush 18 vjeç do paiset me leje qëndrimi dhe mbas kësaj moshe do ketë të drejtë të aplikoi për nënshtetësi LEXO PËR TEMËN Të gjithë të informacionet rreth ligjit për marrjen e nënshtetësisë Greke nga emigrantët
3. Të gjithë ata që kanë kartë 10 vjeçare dhe e dëshirojnë do kenë mundësi ti kthejnë në 5 vjeçare.
4. Hiqen ensimat nga lejet e qëndrimit dhe leja varet nga libri i shëndetësisë. Një masë kjo shumë e nevojshme nga momenti që me qindra emigrantë janë pa punë dhe nuk mund të plotësojnë ensimat që duhen për të aplikuar për leje qëndrimi
5. Hiqet shuma 10000 euro e të ardhurave totale për rinovimin e lejeve të qëndrimit të familjeve (Bashkim familjar etj)
6. Lejet e punën nga 4 bëhen 1
albanians.gr
Lexoni akoma
Αλλάζει ο νόμος για τις άδειες διαμονής των αλλοδαπών
Leje qëndrimi për kohë të zgjatur (επί µακρόν διαµένoντος)
Të gjithë të informacionet rreth ligjit për marrjen e nënshtetësisë Greke nga emigrantët
