ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Ja disa nga ndryshimet e ligjit për nënshtetësinë

Para disa ditësh gazeta prestigjioze

Para disa ditësh gazeta prestigjioze greke Eleftherotipia bëri publike disa nga ndryshimet kryesore në ligjin për nënshtetësinë që shteti grek dhe ministria e brendëshme janë duke përgatitur. Këto ndryshime sipas gazetës u propozuan nga Kryeministri Samaras tek 2 kryetarët e partive të kualicionit qeveritarë Venizelos dhe Kuvelis, në një takim që kishim për çështjen e ndryshimeve të ligjit të nënshetësisë.

Me sa duket  ligji i ri për nënshtetësinë greke do jetë nga më të rreptit në Bashkimin Europian gjë që do e bëj akoma më të vështirë  marrjen nga emigrantët nënshtetësinë greke.

Disa nga ndryshimet që u bënë të ditura janë

1. Çdo emigrant apo minoritarë grek që nuk ka nënshtetësinë humb të drejtën e votës si dhe të drejtën e të kandidimit

2. Çdo emigrant që do marri nënshtetësinë greke do ketë një vit kohë që të heqi dorë nga nënshtetësia e vjetër. Nëse nuk e bën i hiqet nënshtetësia greke. Kjo pikë prek dhe fëmijët që do marrin nënshtetësinë kur të mbushin moshën 18 vjeç dhe do jenë të detyruar të zgjedhin mes nënshtetësisë të prindërve apo atë greke

3. Ndryshojnë vitet e qëndrimit të ligjëshëm në Greqi për të marrë nënshtetësis nga 5 në 10 vjet.

4. Për fëmijë të huaj që birësohen nga familje greke, fëmijës do i jepet nënshtetësia jo që nga viti i parë i birësimit por kur të dalë vendimi përfundimtar i gjykatës

5. Do jetë më i rreptë kërkimi i vërtetimeve dhe çertifikatave.

6. Vendimi për nënshtetësinë nuk do publikohet më i tëri në Fletoren Zyrtare por do publikohet një pjesë e tij

7. Nëse një emigrant që ka bërë kërkesë për nënshtetësi dhe ka ndjekje penale, shpallet fajtorë etj për çështje që ka bërë para daljes të vendimit të nënshtetësisë, atëherë do i hiqet nënshtetësia greke

8. Shtohen vitet e arsimit të detyruar nga 6 në 9 vjet. Gjithashtu po mendohet që dhe po mos të bëhet ky ndryshim dhe të lihet në 6 vjet por fëmija për të marrë nënshtetësinë do duhet të ketë mbaruar detyrimisht vitin e 3 të Gjimnazit (Sistemi Grek, klasa e 9 me sistemin Shqiptarë) dhe të ketë dipllomë gjimnazi.

Nuk u bënë akoma publike se çu diskutua për çështjen e nënshtetësisë të fëmijëve që lindin në Greqi, si dhe atyre të studentëve.

Gjithashtu hyn në ligj dhe nënshtetësia për arsye të veçanta, që ka të bëj me të huaj që investojnë në Greqi.

 

albanians.gr

 

 

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top