Shqip

Ja çmimet e reja të letërnjoftimeve dhe pasaportave biometrike

Ministria e Brendëshme informon të gjithë nënshtetasit shqiptar që nga data 1/1/2015 kanë ndryshuar çmimet e pasaportave dhe kartave të identitetit, për arye të shtimit të elementëve të sigurisë në këto dekumenta.

Si rrjedhoj ministria informon se  çmimet janë të mëposhtim

Për aplikime që bëhen në Shqipëri 

  • Pasaportë 7500 lek
  • Kartë identiteti 1500 lek

Për aplikime që bëhen në Greqi dhe Itali

  • Pasaportë 130 euro
  • Kartë identiteti 12euro

Për aplikime që bëhen në Belgjikë

  • Pasaportë 160 euro
  • Kartë identiteti 16euro

Për aplikime që bëhen në SHBA

  • Pasaportë240 dollarë
  • Kartë identiteti 18 dollarë

Për aplikime që bëhen në Mbretërinë e Bashkuar (Angli)

  • Pasaportë 144 paund
  • Kartë identiteti  13 paund

Për aplikime që bëhen në Zvicër

  • Pasaportë 204 franga zviceriane
  • Kartë identiteti  18 franga zviceriane

Ministria e Brendshme bënë të ditur gjithashtu se në fund të këtij viti sipas vendimit të marrë nga qeveria skadojnë dhe pasaportat biometrike për të miturit nga 0-16 vjeç të lëshuar në vitin 2009 me afat 10-vjeçar.

Sipas vendimit të Qeverisë këtyre pasaportave do tu shkurtohej afati me 5 vjet. Ky njoftim është i vlefshëm vetëm për shtetasit shqiptarë, të pajisur me pasaportë biometrike gjatë periudhës kohore 07 prill 2009 – 01 korrik 2010, që, në momentin e aplikimit, kanë qenë nën moshën 16 vjeç. Në këtë periudhë kohore pasaportat e lëshuara për shtetasit nën 16 vjeç, kanë të personalizuar afatin e vlefshmërisë jo të saktë, 10 vjeçar, kur duhet të ishin me afat vlefshmërie 5 vjeçar.

Ministria e Punëve të Brendshme informon qytetarët se ka zgjatur edhe për 1 vit kohën e vlefshmërisë së këtyre pasaportave, pas afatit të tyre ligjor 5 vjet, që është miratuar me aktin ligjor përkatës. Këto pasaporta gjatë këtij viti kalendarik do të njohin edhe skadencën e tyre.

 

LEXONI KËTU PDF

===>>Cmimi_i_ri_i_Dokumentave_Biometrike_-_1_JANAR_2015

 

 

 

 

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top