Shqip

Ja cilat do jenë përgjegjësitë e Ministrit të Diasporës

Siç është bërë tashmë e njohur, në Qeverinë e re është krijuar dhe një ministër shteti për diasporën, post i cili ju besua Pandeli Majkos. Menjëherë mbas betimit të qeverisë, këshilli i ministrave përcaktoj dhe miratoj se cila do jetë fusha e përgjegjësisë shtetërore të ministrit.

Sipas këtij vendimi  misioni i ministrit të Shtetit për Diasporën është të përfaqësojë e nxisë politikat e bashkëpunimit dhe të ndërveprimit me të gjithë shqiptarët, duke nxitur e fuqizuar bashkëpunimin në të gjitha fushat me shqiptarët jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe shtetet ku ata banojnë.

Ministri i Shtetit për Diasporën e ushtron veprimtarinë e tij në këto fusha përgjegjësie shtetërore:

a) Organizimin, hartimin dhe zbatimin e politikës shtetërore për shqiptarët jashtë kufijve shtetërorë dhe në shtetet ku ata banojnë, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme;
b) Nxitjen dhe ndihmën për zhvillimin e komunikimit e të ndërveprimit të diasporës dhe shqiptarëve jashtë kufijve me përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në shtetet ku ata banojnë;
c) Promovimin dhe ndihmën në rritjen e zhvillimin e vlerave e të traditave më të mira shqiptare te bashkëkombasit jashtë kufijve shtetërorë;
ç) Bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare për shprehjen dhe mbrojtjen e interesave të shqiptarëve jashtë kufijve shtetërorë;
d) Ndihmën në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar si dhe ndërmarrjen e iniciativave të promovimit të gjuhës, kulturës, traditave dhe çdo vlere kombëtare, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministrinë e Kulturës;
dh) Koordinimin e procesit për të garantuar regjistrimin dhe të drejtën e pjesëmarrjes së diasporës në votime, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë;
e) Organizimin dhe drejtimin e krijimit të Agjencisë Shtetërore të Diasporës;
ë) Koordinimin e organizimit të Samitit Kombëtar të Diasporës si dhe të konferencave të tjera kombëtare e ndërkombëtare për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet diasporës dhe Shqipërisë;
f) Bashkëpunimin me ministritë përgjegjëse për të inkurajuar investimet e huaja në Shqipëri.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top