ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Ja anija ku do demontohen armët kimike të Sirisë (Ato që do vinin në Shqipëri)

mv_cape_ray_xhmika_surias_

Mbas mospranimit të disa vëndeve mes tyre dhe vëndit tonë , të shkatërrojnë në territorin e tyre arsenalit kimik të Sirisë, duke mos patur rrugë zgjidhje tjetër, qeveria amerikane me sa duket  ka vendosur që shkatërrimi i lëndëve kimike të bëhet në det.
Sipas disa revistave të specializuara ushtarake, qeveria amerikane ka zgjadhur anijen MV Cape Ray për të kryer proçedurën e demontimit të lëndëve kimike siriane. Anija  MV Cape Ray është 197,5m e gjatë, 32 meta e gjërë dhe peshon 35.350 ton. U ndërtua në vitin 1977 për llogari të Arabisë Saudite si anije tregtare. Në vitin 1993 u ble nga Amerika dhe u kthue në një anije ushtarake ndihmëse të drejtorisë navale të Flotës Amerikane.

Sipas informacioneve në anije këtë periudhë po  instalohet sistemi i demontimin dhe shkatërrimit të armëve kimike Field Deployable Hydrolysis System (FDHS), i cili është një sistem modern i cili u  provua verën e kaloi me sukses të plotë. Falë këtij sistemi demontimi dhe shkatërrimi i lëndëve kimike mund të bëhet nga vetëm 15 veta.
Sistemi FDHS neutralizon faktorët kimike duke i përzier me ujë dhe kimikata të tjera dhe me anë të ngrohjes në temperatura të larta dalin lidhje të reja kimike të cilat nuk mund të përdoren më për armatime kimike. Suksesi i kësaj proçedure sipas specialistëve arrin 99,9%
Nga rreth 1300 ton lëndë kimike që disponon Siria, rreth 500 ton pritet të demontohen-neutralizohen në det. Për 800 ton që do neutralizohen në tokë deri tani 35 firma private kanë shprehur dëshirën për të marrë pjesë në proçedurën.
Albanians.gr

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top