ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Itali. Emigrantët shqiptarë protestojnë për të drejtat e tyre politike

Mbi njëqind emigrantë shqiptarë me banim në Asti,

Mbi njëqind emigrantë shqiptarë me banim në Asti, në veri të Italisë, manifestuan përpara prefekturës së qytetit për të pohuar me këmbëngjulje të drejtën e tyre për të marrë pjesë në jetën politike të vendit.

 

Kanë kaluar pak ditë që kur Komisioni rajonal i Partisë Demokratike, forca e majtë italiane, pezulloi rezultatin që doli nga Kongresi duke vene pikëpyetje mbi numrin e madh të anëtarësimeve dhe të votuesve shqiptarë. Nga disa eksponentë të partisë dhe nga një pjesë e shtypit kjo pjesëmarrje e gjerë e komunitetit shqiptar u interpretua si trukim i votës.

 

E prandaj komuniteti shqiptar, që në Asti përbëhet nga rreth shtatëmijë persona, reagoi prerazi dhe me dinjitet jo për të mbështetur njërën apo tjetrën palë, por për të kundërshtuar paragjykimin mbi pjesëmarrjen e shqiptarëve në jetën politike dhe sociale të qytetit.

 

Aq më shumë që mes kandidatëve kishte edhe dy shqiptarë, Hasan Bulçari dhe Marjan Bjeshkza, gjë që ka nxitur akoma më shumë emigrantë të votojnë.Në kuadër të manifestimit, të organizuar nga shoqata ‘AssoAlbania Piemonte’, disa përfaqësues shqiptarë u pritën nga prefekti dhe kryebashkiaku i qytetit. Që të dy garantuan gadishmërinë e institucioneve për të parandaluar çdo formë diskriminimi.

 

burimi www.top-channel.tv

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top