ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Interviste me nje grup te rinjsh Shqiptare qe kendojnë rap dhe jetojnë në Greqi.

Intervist me Kurorat Fiks
Interviste me nje grup te rinjsh Shqiptare qe kendojne rap dhe jetojne ne Greqi.
Shqiptaret ne Greqi kane talente, kete e kanë treguar ne cdo fushe nga sporti deri tek arti.
Edhe Kurorat Fiks jane nje grup te rinjsh shhiptare te talentuar qe kendojnë Rap.

Albanians.gr: Po flasim me nje grup te rinjsh qe jetojnë në Greqi dhe pyetja e pare qe dikush mund te bëj është kush janë Kurorat Fiks?
Kurorat Fiks: Grupi përbëhet nga tre veta, Andi, Aroganti dhe Blero.

Albanians.gr: Si filloi ideja e grupit?
Kurorat Fiks: Krejt rastësisht, jetojme në të njëjtën lagje. Kemi ide dhe vlera të përbashkëta. Ndjekim të njëjtën rrymë muzikore.

Albanians.gr: Kur filluat të këndoni bashkë si grup?
Kurorat Fiks: Grupi jonë ka filluar në shtatorë te 2009.

Albanians.gr: C’farë muzike këndoni?
Kurorat Fiks: Hip hop, Hard core rap. Është një lloj muzike që të jep më shumë mundësi të shprehesh. Rap është një menyrë jetese për ne. Flasim sipas menyrë qe ne jetojmë. Muzika jonë është muzika e emigrantëve.

Albanians.gr: Shumë të rinjë Shqiptarë në Greqi nuk flasin shqip. Ju pse zgjodhët te këndoni në gjuhën shqiptare?
Kurorat Fiks: Sepse Shqipërisë i mungon dicka e tillë, një muzikë e tillë. Me muzikën tonë duam të pasqyrojmë vuajtjet dhe jetën e përditshme të emigrantëve. Të pasqyrojmë jetën e rinisë.

Albanians.gr: Cilat janë sipas jush problemet kryesore të një emigranti në Greqi?
Kurorat Fiks: Banimi në një vënd të huaj automatikisht të sjell dhe probleme. Në Greqi problemet kryesore janë rracizmi, diskriminimi. Përpjekja për tu përshtatur në jetën e vëndasve. Gjithashtu edhe poltika e shtetit Shqiptarë ndaj emigrantëve nuk na ndihmon për tu përballuar me problemet qe kemi në këtë vënd që jetojmë.

Albanians.gr: C’farë doni të harrini me muzikën tuaj?
Kurorat Fiks: Ne duam të zgjohet rinia të shikoj gjërat ashtu sic janë dhe jo ashtu sic duken. Të jenë më energjitikë. Të mos jenë viktimë e televizorit dhe e propagandës që bëhet nga këto mjete.
Luftojmë për një rini më aktive ne të gjitha aspektet.

Albanians.gr: Cili është mesazhi juaj për rininë shqiptare?
Kurorat Fiks: Të kenë durim, të jenë të guxishëm dhe të gjithë sëbashku të luftojmë për të drejtat tona.

Kurorat Fiks mund ti gjëni ne facebook tek kyj grup  http://www.facebook.com/group.php?gid=191426751376

 

Gjithashtu mund të zbrisni albumin e tyre FALAS duke ndjekur këtë lidhje
http://www.megaupload.com/?d=6F6S5XQ0

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top