ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Intervistë me Ilia Hronopulo, Drejtor i Drejtorisë të Emigracionit në Prefekturën e Athinës. Pjesa e parë.

Athinë. Sot së bashku me bashkpuntorin e portalit

Athinë. Sot së bashku me bashkpuntorin e portalit tonë zoti Fatos Malaj, vendosëm të bëjmë një intrevistë me zotin  Ilias Hronopulos, i cili është drejtor i Emigracionit në Prefekturën e Athinës( Apokentromeni Dikisi).

Aty ku ishim përgatitur për intervistë , me mënyrën klasike të fjalës, ku gazetari bën pyetje dhe i intervistuari përgjigjet, në fakt u gjëndëm përpara një surprize shumë të këndëshme. Menjëherë na u krijua nga zoti Hronopulos një atmosferë shumë miqësore dhe intervitsa u kthye në një diskutim të hapur.

Intervitsa u bë në zyrat e emigracionit të Prefekturës në rrugën Petru Rali në Athinë, ku na u dha dhe rasti të shikojmë ambjentet e reja ku do të strehohet ONE STOP SHOP i Drejtorisë të Emigracionit A Athinë, dhe gjetëm dhe rastin të bënim disa fotografi.

Gjithashtu përshtypje na bëri dhe numri i madh i dosjeve. Gjithëkund shikoje dosje, nëpër zyra, nëpër koridore, nëpër tavolina etj. Siç na tregoi zoti Hronopulos të gjitha ato dosje që pamë janë dosje të cilat janë në pritje, sepse nuk përmbushin dokumentacionin e duhur për aprovim. Biles në gjithë Greqinë këtë moment janë rreth 150.000 dosje emigrantësh të cilat janë në pritje dhe arsyea kryesore janë mospërmbushja e pullave (ensimat)

Zoti Hronopulos na shpjegoi se në Drejtorinë e tij nuk ka asnjë dosje e cila i përmbush të gjitha dokumentacionet e duhura dhe nuk është miratuar. Biles sot u firmosën kërkesat për leje qëndrimi apo rinovimi, që aplikimi është bërë deri në datë 13 Tetor 2013.  Pra drejtoria A`  ka «Zero Stok», siç u shpreh zoti Hronopulos.

Intervista

ALBANIANS.GR : Zoti Hronopule, ju falenderojmë për pritjen dhe për kohën që na jepni. Pyetja e parë është se si e shikoni Kodin e Ri të Emigracionit?

Ilias Hronopulos : Ju falenderoj dhe unë juve, portalin albanians.gr që më jepni mundësinë të drejtohem tek të gjithë emigrantët shqiptarë në Greqi.

Kodi I emigracionin sipas meje, është një ligji I cili është shkruajtur shumë mirë. Personat që kanë marrë përsipër shkrimin e këtij ligji kanë bërë një përpjekje të mrekullueshme. Imagjinoni që rreth 20 ligje, 40 rregullore, dhe 6 Dekrete Presidenciale që referohen tek emigrantët, janë përmbledhur në vetëm 100 faqe. Është bërë një punë shumë e mirë.

Nga ana tjetër prisja më shumë nga ky ligj. Prisja të ishte më bujar dhe të jepte më shumë. E vërteta është që ky ligj jep shumë pak.

ALBANIANS.GR : Një nga problemet më të mëdha që hasin emigrantët është që i hidhen poshtë dokumentat(Marrin aporipsi) , ose i vonohen dalja e dokumentave, akoma dhe shumë herë leja  del e skaduar. Pse ndodh kjo?

Ilias Hronopulos : Arsyeja kryesore e vonimit të letrave është për shkak të mungesës të theksuar të punonjësve në prefekturë dhe në bashki. Këtu në Drejtorinë A të Emigracionit nuk kemi asnjë vonesë, por në prefektura të tjera ku numri i punonjësve është kufizuar shumë, ka shumë vonesa. Psh Drejtoria e Emigracionit të Pireut ka vetëm 10 punonjës, drejtori kjo e cila ka një shtrirje të madhe gjeografike. Dhe pritet që puna të shtohet akoma më shumë muajt në vazhdim me ndryshimin e ligjit. E vërteta është se se dimë si do e përballojmë gjithë fluksin.

Një arsye tjetër që vonohen, është mospasja e dokumentacionit të duhur. Shumë dosje kanë mungesë dokumentacioni, dhe kështu që qëndrojnë të pezulluara.

Për sa i përket pezullimit të dokumentave arsyea më e madhe është mos patja e pullave, ensimat. Janë pezulluar me dhjetra student, me dhjetra familjarë të cilët janë “ndjegur” sepse nuk kanë pasur numrin e pullave që duhen.

Prandaj tani me Kodin e Emigracionit, do lehtësohen disi gjërat. Parashikohet që dokumentat të nxirren vetëm me Librin e Shëndetësisë, parashikohet Leja e gjeneratës të dytë, apo Aftoteles 3+3 për studentët etj.

ALBANIANS.GR : Çfar parashikon Kodi i Emigracionit për (pullat) Ensimat? Për emigrantët që ju janë pezulluar dokumentat për shkak të pullave?

Ilias Hronopulos : Siç e dini Kodi i Emigracionit vazhdon të parashikoi 120 ensima. Por parashikon gjithashtu që të gjithë atyre që ju janë pezulluar dokumentat gjatë vitit 2012, 2013, dhe të gjithë ata që do aplikojnë deri më 30-6-2014 do ju nevoitet vetëm Libri i Shëndetësisë. Dhe Libër Shëndetësie mund të nxjerrësh dhe me 50 ensima, dhe si i papunë.

Pra me pak fjalë dhe një i papunë mund të aplikoi për dokumentat me ligjin e ri.

Është e nevojëshme të kthehen në emigrantë të ligjëshëm të gjithë ata që  e kanë humbur këtë stutus për shkak të pullave.

Nga ana tjetër ky lehtësim që jep Kodi i Emigracionit është dhe pak i padrejtë, dhe i pabarabartë, sepse ndërkohë që i jep të drejtë emigrantit që është pezulluar për shkak të pullave-ensimave deri në një afat kohorë, nga ana tjetër nuk parashikon asgjë për emigrantët që do ngelin pa ensima mbas skadimit të këtij afati kohorë. Ma merr mëndja se kur të vij ajo kohë do dalin urdhëra të rinj që do korigjojnë ligjin, por për mendimin tim Ensimat duhen të hiqen fare nga dokumentacioni për leje qëndrimi, dhe kriteri bazë të jetë vetëm Libri i Shëndetësisë.

Përsa i përket emigrantëve që u janë pezulluar dokumentet dhe janë në proçes gjygjësor, kushti bazë për të përfituar nga ato që themi më lart është të tërhiqen nga proçesi gjygjësorë.

Një pikë që nuk parashikohet në ligjin e ri është se çfar bëhet në rastin e bashkimit familjarë, dhe kryetari i familjes ose personi që i mbulon me dokumenta, mbetet pa leje qëndrimi, ose është në proçedurë gjygjësore, çfar do bëhet me familjet e tyre, me personat që mbulojnë.

Personat që janë në proçedurë gjygjësore me Ministrinë e  Brendëshme dhe janë të paisur me kartë të bardhë mundet të punojnë, të udhëtojnë etj. Por nëse ndëpresin proçedurën dhe përfitojnë dokuementacion, është e sigurtë që do kenë ensimat ose të ardhurat vjetore kur të vij koha e rinovimit? Prandaj dhe kjo pikë e ligjit është një thikë me dy anë që duhet sqaruar.

ALBANIANS.GR : Kodi i emigracionit parashikon një leje të re, Leje e Qëndrimit të Gjeneratës të dytë. Një koment? Ka lidhje kjo me nënshtetësinë greke?

Ilias Hronopulos : Po është e vërtetë që Kodi i emigracionit parashikon që fëmijët që kanë lindur në Greqi ose janë rritur në Greqi, dhe kanë bërë të paktën 6 vite shkollë në Greqi, do paisen me leje qëndrimi me kohë të zgjatur(5 vjeçare),sapo të kenë mbushur 18 vjeç dhe gjithashtu  mund të rinovojnë pastaj sërisht automatikisht këtë leje. Deri në moshën 18 vjeç, fëmija mbulohet nga prindëri. Ndryshimi me ligjin aktual është qe tani fëmija mund të mbulohej nga prindëri deri në 21 vjeç pastaj duhej të bënte dokumenta në vete, me pulla ensima etj. Kjo nuk do ekzistoi më.

Leja e Qëndrimit me kohë të gjatë(5vjeçare) jep shumë të drejta, si punësimi në Greqi dhe  Europë, të drejtën e studimit ,hapja e biznesit etj

Por nga ana tjetër është diçka komplet e padrejtë sepse fëmijë që kanë lindur në Greqi, janë rritur në Greqi, do vazhdojmë dhe do quhen emigrantë. Pra me këtë ligj i hiqet e drejta e nënshtetësisë fëmijëve që kanë lindur në Greqi para se të mbushin moshën 18 vjeç.

Por fatkeqësisht, Kodi nuk parashikon asgjë për fëmijët që prindërit janë të paligjëshëm. Kështu që deri në moshën 18 vjeçare ato do vazhdojnë të jenë të paligjëshëm.

ALBANIANS.GR : Për sa i përket Ligjit të Nënshtetësisë Greke?

Ilias Hronopulos : Proçedura siç e dini është e pezulluar. Presim ligjin e ri. Deri tani skemi asnjë lajm.

ALBANIANS.GR : Për sa i përket studentëve në Greqi. Nuk duhet të ndryshoi leja dhe mos të rinovohet çdo një vit? Si mund të përfitojnë nga Kodi i Emigracionit?

Ilias Hronopulos : Sigurisht që personalisht jam shumë kundra rinovimit çdo vit të lejes të qëndrimit për studentët. Duhej të nxirrej një leje qëndrimi për studentët për aq vite sa  studjojnë dhe të rinovohet për aq sa janë dhe vitet0 akademike, pra N+2 siç është aktualisht në universitete dhe të plotësohej dhe plus një vit për mësimin e Greqishtes. Mirëpo diçka e tillë nuk ndodh. Por me Kodin e Emigracionit studentët, flasim për emigrantët që jetojnë në Greqi dhe fitojnë të drejtë studimi, do kenë mundësi të paisen me lejen 5 vjeçare(nëse i plotësojnë kushtet e lartpërmendura) dhe kështu që do shpëtojnë nga mankthi i lejes të qëndrimit. Për emigrantët që vijnë nga jashtë Greqisë për studime, nuk ndryshon asgjë dhe mbetet ligji siç ka qënë në fuqi.

FUNDI I PJESËS SË PARË

Në pjesën e dytë të intervistët që do publikohet nesër do lexoni

 

  1. Leje qëndrimi me kohë të zgjatur. Çfra përfitimesh ka, si do bëhet proçedura e kthimit nga leje 10 vjeçare në 5 vjeçare, çfar duhet bërë kujdes me këtë leje.
  2. Leja e qëndrimit pa afat-aoristou xronou. Çfar ndryshon, Çfar duhet bërë kujdes
  3. One Stop-Shop dhe Karta e Emigrantit. Si do funksionojnë. Cilat janë problemet? Foto nga One Stop Shop i Dretorisë A të Athinës

 

 

Dëshirojmë këtu të falenderojmë bashkpunëtorin e Portalit tonë, expertin e çështjeve të emigracionit zotin Fatos Malaj që na ndihmoi në këtë intervistë

 

Intervistoi dhe përgatiti për Albanians.gr

Gaston Sanxhaku


SHPJEGIMI I FOTOGRAFIVE

Foto 1 Zoti Ilias Hronopulos, Drejtor i Drejtorisë Të Emigracionit në Prekekturën e Athinës

Foto 2 Dosjet në koridoret e Drejtorisë Të Emigracionit në Prekekturën e Athinës

Foto 3 Zoti Ilias Hronopulos dhe bashkpunëtori i www.albanians.gr Fatos Malaj

Foto 4 Zoti Ilias Hronopulos dhe Administratori i www.albanians.gr Gaston Sanxhaku

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top