ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Intervistë me Ilia Hronopulo, Drejtor i Drejtorisë të Emigracionit në Prefekturën e Athinës. Pjesa e dytë

Athinë. Portali albanians.gr zhvilloi një intervistë

Athinë. Portali albanians.gr zhvilloi një intervistë

me Drejtorin e Drejtorisë të Emigracionit të Prefekturës të Athinës zotin Ilia Hronopulo.

 

Pardje 29-10-2013 paraqitëm pjesën e parë të intervistës ku mund ta lexoni këtu, ose në fund të këtij artikulli.

Sot 31-10-2013 po ju paraqesim pjesën e dytë të intervistës shumë interesante me zotin Hronopulo.

 

ALBANIANS.GR : Leje qëndrimi me kohë të zgjatur. Çfar përfitimesh ka, si do bëhet proçedura e kthimit nga leje 10 vjeçare në 5 vjeçare, çfar duhet bërë kujdes me këtë leje?

Ilias Hronopulos : Leja e qëndrimit me kohë të zgjatur në Kodin e ri të Emigracionit parashikohet që do jetë leja bazë. Pra shumë leje do hiqen dhe do zëvëndësohen me këtë leje.

Siç dihet kjo leje është leje europiane që ekziston që në vitin 2003. Kjo leje të jep shumë të drejta që tani për tani i përfitojnë vetëm qytetarë të shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Më e rëndësishmja nga të cilat është dhe e drejta e punësimit ne shtetet e BE.

Proçedura e kthimit nga leja e qëndrimit nacionale (10 vjeçare) në atë me kohë të zgjatur (5 vjeçare) është e njëjta si të bësh leje 5 vjeçare nga fillimi. Pra kush ka leje 10 vjeçare do duhet të dorëzoi të gjithë dokumentacionin që nevoitet për lejen 5 vjeçare.

Ngërçi më i madh i lejes me kohë të zgjatur (epi makron diamenontos) është se kërkon të kesh 8500 euro të ardhura vjetore. Kjo gjë dryshon në Kodin e Emigracionit. Tashmë kodi i emigracionit parashikon se kush dëshiron të kthej lejen e tij nga 10 vjeçare në 5 vjeçare do duhet që të vërtetoi se 2 vitet e fundit ka të ardhura 8500 euro…pra shuma e të ardhurave vjetore kthehet në të ardhura 2 vjetore.

Për të gjithë ata që do aplikojnë mbas vitit 2014 kjo shumë do shkoi tek 6500 euro në vit, pra rroga bazë në vit sipas kodit të punës të Greqisë, por kjo nuk është akoma e sigurtë.

Gjithashtu për të gjithë ata që vërtetojnë që jetojnë ose kanë jetuar në Greqi 12 vitet e fundit nuk do ketë nevojë të japin provime të gjuhës greke në Ministrinë e Arsimit, por do konsiderohen automatikisht se janë njohës të gjuhës greke.

Nga ana tjetër të gjithë ato që janë të paisur me leje 2 vjeçare dhe nuk do përmbushin kriteret për leje me kohë të zgjatur, do ju jepet leje 3 vjeçare. Mbas përfundimit të këtij afati kohorë do kenë mundësi të paisen dhe me leje 5 vjeçare.

Dua të theksoi faktin që është lënë të kuptohet nga një pjesë e mediave se dhënja masivisht e lejes të qëndrimit me kohë të zgjatur, krijohet që të dëboi “me mënyrë të bukur” emigrantët nga Greqia dhe tja transferoi problemin shteteve të tjera. Personalisht besoi se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe vet ligji i ri e dëshmon këtë gjë, vetëm nga fakti që për marrjen e kësaj leje duhen të ardhura vjetore. Nëse dikush ka të ardhura vjetore të mjaftueshme, pse  të largohet nga Greqia? Kur një emigrant ka ndërtuar jetën e tij në Greqi, dhe i referohem më shumë emigrantëve shqiptarë në Greqi ku pjesa më e madhe e tyre është integruar në shoqërinë dhe sistemin ekonomik grek, ka dhe të ardhurat  vjetore, pse duhet të ndryshoi vënd, të emigroi për herë të dytë dhe të rifilloi jetën nga e para në një vënd totalisht të huaj? Ok kur je i ri edhe mund ta tentosh, por kur ke familje është diçka shumë e vështirë të emigrosh për herë të dytë.

Leja e qëndrimit me kohë të zgjatur nuk të jep punë, por të drejtë punësimi në Bashkimin Europian. Punësimi varet nga ligji dhe kërkesa që ka çdo shtet, si dhe politikat e punësimit të çdo shteti të Bashkimit Europian.

ALBANIANS.GR : Leja e qëndrimit pa afat-aoristou xronou. Çfar ndryshon, Çfar duhet bërë kujdes?

Ilias Hronopulos : Kjo leje me Kodin e Emigracionit, transformohet në 10 vjeçare. Por deri tani kush kishte këtë leje dhe i skandonte pashaporta e rinovonte automatikisht. Nëse tani të skadon pashaporta do të kthehet në 10 vjeçare.

ALBANIANS.GR : Siç është bërë publike shumë shpejt prite të hapen Zyrat e Shërbimit të emigrantëve One Stop-Shop. Gjithashtu me vendim ndërministrorë pritet të nxirret  Karta e Emigrantit. Si do funksionojnë. Cilat janë problemet?

Ilias Hronopulos : Po siç thatë dhe ju nga fundi i vitit do funksionojnë shërbimet e shpejta për emigrantët ose e thënë ndrysh ONE STOP SHOP. Këto zyra do fillonin të funksiononin saktësisht më 30 Shtator , por me vendim të Ministrisë fillimi i funksionimeve të zyrave u shty për në fund të 2013.

Përmes këtij shërbimi emigrantët do aplikojnë për leje qëndrimi, do rinovojnë dokumentat, do kenë mundësi të informohen për hecjen e dosjes së tyre etj.

Si hap është diçka shumë i mirë. Është një ligj që është votuar që në 2011 dhe qëllim ka të eleminoi proçedurat, të minimalizoi kohën e dhënjes të lejeve tek emigrantët por edhe të reformoi sistemin, sepse do duhen më pak nënpunës sesa në sistemin aktual.

Por praktikisht ka shumë probleme akoma pa filluar proçedura.  Problemi më i madh është ai i personelit. Nuk ka fare personel. Në Atiki nuk është asgjë gati, pa folur për rrethet dhe prefektuart e tjera.

Zyrat One Stop Shop do sjelli një mbikngarkesë të punës, sepse do shtohen kërkesat , dhe po të shtosh dhe faktin që do bëhen dhe ndryshime ne ligjin e emigracionit, atëherë jam i sigurtë që proçedurat do bllokohen për shkak të mungesës të numrit të personelit.

Nga ana tjetër janë dhe disa probleme teknike. Fjala vjen Ilektroniko Paravolo që sipas One Stop Shop duhet të paguhen direkt në këto zyra, por nuk na është krijuar ende mundësia ta bëjmë këtë gjë.

Për sa i përket kartës të emigrantit , është diçka që është “në ajër”, sepse fjala vjen në Attiki ambjentet për One Stop Shop janë krijuar, kurse për kartën e emigrantit nuk kemi asnjë informacion asnjë detajë.

Me kartën e emigrantit do të shkaktohet  dhe ngatërrim kopetencash sepse karta e emigrantit kërkon dhe shënjat e gishtrinjëve, dhe ne nuk jemi të trajnuar për këtë proçedurë. Për këtë është kopetente policia.

Me pak fjalë ka shumë probleme por nuk ka dhe experiencë. Do mundohemi të përfitojmë nga experienca e shteteve të tjera që kanë shërbime të njëjta, fjala vjen Anglia ku në shërbimet One Stop Shop të tyre emigrantët kanë shërbime të menjëhershme.

ALBANIANS.GR : Zoti Hronopule ju falenderojmë shumë për intervistën dhe për kohën tuaj

Ilias Hronopulos : Dhe unë ju falenderoj dhe uroj të gjitha këto që diskutuam të jenë të vlefëshme, dhe të kontribuojnë  në informimin e emigrantëve

 

Dëshirojmë këtu të falenderojmë bashkpunëtorin e Portalit tonë, expertin e çështjeve të emigracionit zotin Fatos Malaj që na ndihmoi në këtë intervistë

Gjithashtu albanians.gr për herë të parë paraqet në publik foto nga Ambjentet e One Stop Shop i Drejtorisë A Emigracionit të Periferisë të Athinës KLIKONI MË POSHTË PËR TË PARË FOTOGRAFITË

 

Intervistoi dhe përgatiti për Albanians.gr

Gaston Sanxhaku

 

Lexoni Pjesën e parë të intervistës

Intervistë me Ilia Hronopulo, Drejtor i Drejtorisë të Emigracionit në Prefekturën e Athinës. Pjesa e parë.

FOTO EKSKLUZIVE Ambjentet nga One Stop Shop i Drejtorisë A Emigracionit të Periferisë të Athinës

 

 

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top