ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Intervistë me G-Bani (Arban Përlala)

{jcomments on}

G-Bani një nga këngëtarët më të dëgjuar shqiptarë të muzikës rap foli tek Albanians.gr për muzikën dhe karrierën e tij artistike.
Me poshtë mund të lexoni intervistën e Albanians.gr me G-Bani.

Albanians.gr: Megjithëse shumë njohin këngëtarin G Bani, ka shumë veta që nuk dinë nga del ky pseudonim, a mund shpjegosh pak domethënien e pseudonimit tendë?

G-Bani: Gërma G në gjuhën e adoleshentëve nënkupton fjalën gangsterë dhe një shoku im Bullgar filloi ta përdorte këtë si me shaka deri më ngeli ky pseudonim. Është një germë që kuptohet në çdo vënd të botës ku ka kulturë Hip-Hop. Megjithëse për mua kjo gërmë ska atë kuptim, ka kuptimin gold. Gold në gjuhën angleze do të thotë arë, pra lidhet me emrin tim Arban (Arë-ban-bën). Kurse fjala Bani vjen nga emri im Arban.

Albanians.gr: Çfarë është për ty muzika?

G-Bani: Është një mënyrë për tu shprehur, një dritare që pasqyron përvojat e mia, jetën time. Është një mënyrë shprehje e cila është ndikuar dhe nga prindërit e mi, madje babai im ka dhe një damar muzikorë pasi di të luaj çifteli ( Çiftelia është një organ muzikorë i rapsodëve shqiptarë, me që ra fjala mendohet se fjala rap ka prejardhje nga termi rapsodi, i cili është një artë i lashtë ballkanik). Jam i pasionuar mbrapa muzikës dhe mundësitë që ajo të jep të shprehesh. Kam shkruar vargje që në moshën 6-7 vjeçare, kur u tregova prindërve të mi vjershën time të parë mendonin se nuk ishte e imja!

Albanians.gr: Si fillove të merresh me muzikën rap? Çfarë ndikoi tek ty që të merreshe me këtë lloj muzike?

G-Bani: Që i vogël kam dëgjuar grupe si 2Unlimited, Snap, Dj Bobo, Technotron dhe shumë të tjerë, të cilët përzienin muzikën rap me muzikën elktronike dhe me atë vokale. Këto kanë qenë ngacmimet e para, më vonë në lice një shoku im filloi të më sillte kaseta të grupeve Greke që bënin rap. Grupe si Imiskubria, Going Through, Terror Tcrew, Zontani Nekri e me radhë, të cilët trajtonin tema shoqërore dhe përshkruanin realitetin pa llustro, në mënyrë direkte. Kjo liri shprehje që karakterizonte këto grupe, desha ta kem edhe unë por nuk kisha mundësi për shkak të statusit të emigrantit. Gjithashtu librat e shumtë që kam lexuar ndikuan shumë në pasurimin e fjalorit dhe në mënyrën e shprehjes, më bën të merrem akoma më shumë me këtë rrymë muzikore.

 

Albanians.gr: Arban megjithëse ti sot nuk jeton në Greqi, në të kaluarën ishe pjesëtarë i komunitetit shqiptarë në Greqi, a mendon se të qenit emigrantë i ka penguar shqiptarët të gjejnë më pak kohe për aktivitete kulturore?

G-Bani: Mungesa e dokumentave dhe mungesa e një politike të qartë emigracioni nga ana e shtetit Grek i ka mbajtur emigrantët pezull. Nevojat jetike kanë qenë më të rëndësishme kështu që ushqimi shpirtëror u ka munguar.

Çdo ditë e më shumë vej re se rinia shqiptare u largohet aktiviteteve kulturore, të cilat njeriu i ka nevojë. Personalisht jam kundër kësaj tendence. Mua personalisht leximi i librave që në moshë të vogël më ka ndihmuar jashtë mase në karrierën time. Nëse nuk kisha lexuar libra atëherë sigurisht nuk do kisha këtë reputacion dhe sukses që kam sot.

 

Albanians.gr: The se leximi i librave të ka ndihmuar shumë në karrierën tënde, citë janë shkrimtarët që preferon më shumë?

G-Bani: Disa nga shkrimtarët emrat e të cilëve më janë ngulitur në mendje janë: Theofan Stilian Noli, Millosh Gjergj Nikolla, Naim Frashëri, Ismail Kadare, Asreni, Dritëro Agolii dhe e të tjerë pena shqiptare.Njerëz të cilët kanë folur për realitetin dhe jetën e shqiptarëve.

Kurse nga shkrimtarë të huaj vecoj Tolstoi, Voltaire, Sigmund Freud, Charls Dickens, Nagib Mahfuz etj.

Albanians.gr: A planifikon ndonjë aktivitet kulturore për ketë behare? Me qe ndodhesh ne Greqi a do te ketë ndonjë koncerte këtu?

G-Bani: Duke qënë se në datën 7 korrik kam ditëlindjen, planifikojë në datën 9 korrik ditën e premte të bëj një party në një klab të Athinës.
Përvec këtij aktiviteti, planifikoj të marrë pjesë në aktivitete të rinisë shqiptare në Greqi.

Gjithashtu do të qarkullojmë një mixtape të ri, i cili do të shpërndahet dorë me dorë, duke ju rreferuar rrënjve të promovimit të muzikës rap. Ky projekt planifikohet të ketë mbaruar deri në Gusht.
Tani për tani jam në studio për nevojat e këtij projekti dhe po bashkëpunojë me producentin shqiptarë Klejdi Lupa, i cili ka shënuar dy hite shumë komerciale në tregun e muzikës në Greqi.
Këto janë Reckless-The End dhe Nicko-Last Summer.

Albanians.gr: Cili është mesazhi jot për rininë shqiptare në Greqi?

G-Bani: Do i këshilloja të bëjnë ëndërra të mëdhaja, të shikojnë nga yjet por të ecin me këmbë në tokë sepse kohët janë të vështira.

Falenderojmë Arban Përlalën (G-Bani) për intervstën e dhën tek Albanians.gr
Për më shumë info rreth G-BANI-t shikoni këtu

Nëse doni ti bashkoheni rinisë shqiptare në Greqi i në facebook do të na gjeni ketu: http://www.facebook.com/albanikineolaia

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top