ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Intervistë me fituesen e konkursit Best Female Photo of Rinia Detjana Agolli

  Detjana Agolli u shpall fituese e konkursit që Albanians.gr organizoi para pak ditësh. Albanians.gr u takua me Anën ( Ana është emri që e thërrasin shkurt) dhe foli për mendimet dhe ëndrrat e saj.

  Detjana Agolli u shpall fituese e konkursit që Albanians.gr organizoi para pak ditësh. Albanians.gr u takua me Anën ( Ana është emri që e thërrasin shkurt) dhe foli për mendimet dhe ëndrrat e saj.

 

Ajo është lindur në Elbasan, atje mbaroi shkollën 8 vjeçare dhe më pas emigroi në Greqi. Këtu e 8 vite jeton në një nga lagjet e Athinës. Ana tregoi për Albanians.gr fillimet e vështira që kaloi familja e saj në vitet e para kur erdhën në Greqi, por tashmë cdo gjë është ndryshe. Vazhdon studimet për administrim bankar dhe shpreson se një ditë do të këtë mundësinë të punësohet në Shqipëri.

Hobi i saj është modeling por gjithashtu edhe shkrimtar-ia. Ka marrë pjesë në konkursin mis emigrantja që u bë para dy vitesh në Athinë dhe doli fituese.
I pëlqenë të shkruaj poezi dhe megjithëse është rritur në Greqi, poezitë e saj janë në gjuhën shqiptare.
Ana tha se e përfytyron të ardhmen në Shqipëri duke patur aktivitetin e saj ekonomik.

E pyetur nga Albanians.gr cili do të ishte mesazhi për rininë shqiptare në Greqi, ajo u përgjigj:
Besoj se rinia duhet të luftojmë për synimet që kemi, të jemi këmbëngulës dhe të mos humbasim shpresat, sepse si me vendosmëri mundemi të arrijmë gjithçka.
Ne, brezi i dytë i shqiptarëve në Greqi duhet të jemi në kontakt me njëri tjetrin. Të shfrytëzojmë teknologjinë e sotme për të qenë sa më afër me bashkatdhetarët tanë.

Albanians.gr falenderon Anën për intervistën që na dha dhe i uron suksese në studimet dhe jetën e saj.

Nëse keni dëshirë të vini në kontakt më Anën ju do e gjeni tek kjo faqe: http://www.facebook.com/albanikineolaia

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top