ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Intervistë me Claydee Lupa (Pjesa e parë)

“Jam Claydee Lupa dhe përshëndes të gjithë Shqiptarët që jetojnë në Greqi përmes faqes Albanians.gr”

Me këtë përshëndetje e kemi filluar intervistën tonë me Claydee Lupa, kantautorin dhe producentit e mirënjohur tashmë.

Claydee siç e njohim të gjithë është një producent, kantautor dhe këngëtar  i cili korri sukses që në hapat e para të karrierës së tij.  Një nga  hitet e krijuar prej tij është i mirenjohur boterisht tashme “Mamacita Buena”, me klikime rekord në youtube të cilat kanë arritur mbi 30.000.000 klikime

Claydee ka  bashkpunuar me emrat më të mëdhenjë të muzikës greke si Sakis Ruvas Eleni Fureira, Niko Gano, Playman,  Tamta etj.

Sot për herë të parë ai i drejtohet përmes albanians.gr  , Shqiptarëve në Greqi  dhe do mësojmë më shumë për Claydeen dhe rrugëtimin e tij.

Albanians.gr: Përshëndetje Claydee dhe mirëseerdhe tek ALBANIANS.GR

Claydee Lupa: Përshëndetje dhe juve dhe mirë se ju gjej

Albanians.gr: Le të themi pak fjalë për jetën tënde, rreth fëmijërisë tënde si dhe rreth hapave të para në muzikë

Claydee Lupa: Linda në Shqipëri, në Tiranë më 7 Qershor 85 në Laprakë. Që 4 vjeç erdha në Greqi me familjen time. Kontakt me gjuhën shqipe kisha vetëm nga familja ime. Në Greqi kam bërë arsimin nga shkolla fillore deri në të mesmen, por njëkohësisht jam marrë edhe me sporte si futbolli dhe noti.

Për sa i përket muzikës në fillim isha marrë më shumë me kërcimin. Puna ime e parë ishte të kërceja në teatër etj. Më shumë më pëlqenin kërcimet  latine, tango , argjentinas etj. Në moshën 18-19 vjeçare vendosa të merrem dhe me muzikën. Nëpërmjet një programi në kompjuter fillova të experimentoj dhe të hedh idetë e para. Kisha dërguar një këngë në një konkurs që organizonte një radio, ku edhe fitova. Aty mu ngjit “ mikrobi ” mbas shkollës së mesme të merrem me muzikën. Kështu që u regjistrova në një Kolegj për muzikë. Bëja gati dy punë që të arrija të paguaja kolegjin. Mbas mbarimit të kolegjit vazhdova të shkruaj këngë dhe ti nis në agjenci muzikore , por të cilat nuk mi pranonin këngët. Atëherë u detyrova të filloj  punë si ndihmës teknik zëri në një Agjenci Muzikore e cila ishte e vogël dhe e re në atë kohë, dhe aty gjeta mundësinë të përfundoj  këngët  në një studio profesionale.

Të gjitha filluan me hitin tim të madh “Last Summer” dhe “The End”  Sidomos mbas Last Summer  dhe suksesit që pati të gjithë filluan të pyesin se kush është ky person që e krjoj  këtë pjesë. Nga aty filluan të gjitha.

Albanians.gr: Domethënë nga të gjithë ato gjëra që u morre, sport, kërcim, muzikë etj të tërhoqi më shumë muzika ngaqë e kishe pasion?

Claydee Lupa: Nuk do thoja saktësisht pasion, por thjeshtë muzika ishte diçka që mund të merresha gjithë ditën dhe mos të mërzitesha kurrë. Të tjerat që u morra i zhvilloja deri në një pikë dhe nuk kishte më çtë jepja. Kurse me muzikën është komplet ndryshe,  çdo këngë është ndryshe nga një këngë tjetër, pra nuk mbaron kurrë.

Albanians.gr: Cili beson se është çelësi i suksesit tënd?

Claydee Lupa: Besoj se çelësi i suksesit është vizioni. Domethënë të shohësh diçka dha të kesh dëshirën ta realizosh. Sepse të gjithë, ose të paktën një pjesë e madhe, punojnë dhe “vrapojnë” pa ditur pse.

Albanians.gr: Ke tashmë një famë botërore. Doja të të pyesja, të ka ndryshuar kjo gjë si njeri, dhe beson se fama mund të ndryshoi karakterin e një njeriu?

Claydee Lupa: Fama nuk ndryshon njeriun. Fama e ndihmon njeriun të zbuloi se kush është me të vërtetë. Domethënë siç e thotë dhe fjala e urtë “Jepi famë shokut të ngushtë që të të shohësh se kush është”. Besoj se në jetë të gjithë njerëzit përpiqen mos të kalojnë pa u vënë re, fjala vjen ose duke qënë të suksesëshëm në punën e tyre, ose duke u veshur bukur, duke qënë të bukur etj .Fama të detyron të zbulosh rrugë të reja të vetvetes tënde.

Albanians.gr: Fama të bën të jesh njeri arrogant, e thënë ndrysh Snob?

Claydee Lupa: Siç të thash më lart fama të bën të zbulosh pjesë të vetvetes tënde. Nëse dikush që arrin dhe fiton një famë sillet me mënyrë arrogante etj, këtë veti për mendimin tim nuk është se ja solli fama, por e kishe brënda , ashtu ishe si njeri, thjeshtë fama ndihmoj të nxirrte jashtë këtë anë të karakterit. Pra nëse fama të largon nga njerëzit e tu, kjo për mendimin tim tregon se dikush ishte njeri i tille thjeshtë se kishte shfaqur ndonjeherë.

Albanians.gr:  Si e priten shoqëria jote faktin që ti sje më Claydee  i dikurshëm,por një emër i cili njihet tashmë  kudo?

Claydee Lupa: Akoma nuk u besohet. Por nuk më shikojnë kështu. Unë kam akoma të njëjtit shokë, 3 shokë që i kamë që kur erdha në Greqi. Kam njohur shumë njerëz dhe kam krijuar dhe shoqëri të reja por besoj se është shumë e rëndësishme të mbash gjëra nga  kaluara jote sepse kjo të kujton se kush ishe dhe nga ku fillove. Këto gjëra mund të jenë shoqëria, marrdhënje njerëzore, vendodhje etj.

Për këtë arsye edhe kur më pyesin se si vendose të thuash origjininën tënde, ju thoja se kush nuk pranon nga ka ardhur mohon vetveten.

 

Albanians.gr:  Cilat janë planet për të ardhmen? Do e shohim Claydeen ne nje bashkpunim me artist nga skena e muzikes botërore? Dhe nëse po si do te shikonim , si këngëtar apo si producent?

Claydee Lupa: Këtë moment po përgatisim disa gjëra por nuk dua të them diçka nga momenti që është vetëm diskutim dhe nuk është rënë dakort për asgjë.  Sepse ndonjëherë në muzikë hyn në studio, mbaron këngën dhe ajo nul del kurrë dhe të ngelen vetëm fotografitë.

E vërteta është që këtë vit dhe vitin tjetër po përgatitemi për të bërë disa bashkpunime jashtë Greqisë me emra dhe arstist që janë emra nga më të mëdhenjtë në muzikën botërore dhe të cilët i adhurojmë dhe i duam shumë.

Më intereson të zhvilloj punën time dhe është e sigurtë që dy vitet e ardhëshme, me këtë ritëm që po punoj tani,  do bëhen hapa shumë të mëdha, dhe emrat që do bashkpunoj do jenë shumë të mëdha.

Për sa i përket a do më shikoni si këngëtar apo si producent besoj se që të dyja. Kur më pëlqen një këngë ta këndoj vetë e kendoj vetë, kur nuk më pëlqen ja jap dikujt tjetër ta këndoj.

Albanians.gr:  Pra planet e tua për të ardhëshmen janë jashtë Greqisë?

Claydee Lupa: Të gjitha fillojnë nga Greqia sepse këtu fillova. Por qëllimi im është që këngët e mija mos të luhen vetëm në Greqi. Si psh këngët e mija luhen në Shqipëri dhe shumica nuk e dinë se origjina ime është nga Shqipëria, ngaqë unë vetë nuk u përpoqa të përfitoj nga origjina ime duke thënë që na jam shqiptarë dhe duhet të dëgjoni këngët e mija. Gjithëmonë më interesonte të bëj muzikë dhe besoj se muzika është një biletë e cila nuk i dihet se ku do të të çoj.

 

Albanians.gr Ke bashkpunuar me emrat më të mëdha të muzikës Greke. Cilin bashkpunim do të veçoje dha çfar është ajo që të ka lënë më shumë mbresa tek ky artist?

Claydee Lupa: Kjo është një pyetje që ka një përgjigje shumë të lehtë. Sakis Ruvas është ai që më ka bërë më shumë përshtypje. Bashkpunova me të tek ARENA, një nga qëndrat më të mëdha të Ballkanit. Më kërkoi të shfaqem me të në skenë dhe aty kuptova se si duhet të jetë një artist, një këngëtarë profesionist. Kam bashkpunuar me shumë emra por Saki Ruvas ma ka bërë përshtypje të jashtëzakonëshme.

Vijon nesër..

Për Albanians.gr

Intervistoi Gaston Sanxhaku

Fotografi Video Genti Malo

Në përgatitjet e pyetjeve Morena Lumani, Gaston Sanxhaku

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top