ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Intervistë me Claydee Lupa (Pjesa e dytë)

claydee_lupa_h_633_451

Para disa ditësh patëm rastin të takonim  dhe të intervistojmë kantautorin , producentin , dj e famshëm me origjinë Shqiptare Claydee Lupa.

Claydee siç e njohim të gjithë është një producent, kantautor dhe këngëtar  i cili korri sukses që në hapat e para të karrierës së tij.  Një nga  hitet e krijuar prej tij është i mirenjohur boterisht tashme “Mamacita Buena”, me klikime rekord në youtube të cilat kanë arritur mbi 30.000.000 klikime

Claydee ka  bashkpunuar me emrat më të mëdhenjë të muzikës greke si Sakis Ruvas Eleni Fureira, Niko Gano, Playman,  Tamta etj.

Claydee  për herë të parë  i drejtohet përmes albanians.gr  , Shqiptarëve në Greqi  dhe do mësojmë më shumë për Claydeen dhe rrugëtimin e tij. Pjesën e parë të intervistës mund ta lexoni këtu Intervistë me Claydee Lupa (Pjesa e parë)

Albanians.gr Ke menduar të bashkpunosh me ndonjë  producent shqiptarë?

Claydee Lupa:Do ishte një gëzim i madh për mua po të ndodhte diçka e tillë. Thjeshtë për të ndodhur diçka e tillë do duhet  muzika jonë të përputhet, të jetë e stilit të njëjtë. Por pse jo. Vullneti ekziston nëqoftëse ka ide të mira

Albanians.gr Ke menduar të krijosh diçka në gjuhën shqipe?

Claydee Lupa:  Shiko në gjuhën shqipe po stërvitem akoma (qesh). Por e vërteta është se nuk mund të thuash kurr JO. Nuk mund të them kurr as jo as po.  Unë funksionoj në bazë të instiktit, kur diçka më pëlqen më pëlqen. Fjala vjen para pak kohësh isha në Shqipëri dhe po luaja muzikë, muzikë të huaj sepse un vetëm të huaja luaj. Dhe dëgjova një këngë, Të ka lali xhan me pëlqeu dhe e luajta dhe atë. Asnjë se besonte që e luajta dhe atë.

Albanians.gr: Le të flasim pak për prejardhjen tënde.  Vetë nuk ke mohuar kurrë origjinën tënde, dhe kjo gjë është diçka qe të nderon jashtëzakonisht. Është vënë re se ekziston dhe një numër artistësh shqiptarë të cilët mohojnë origjinën e tyre me paragjykimin se nëse publiku grek mëson origjinën e tyre ata nuk do kenë sukses. Kur fillove karrierën tënde të kaloj diçka e tillë në mëndje se origjina jote do ishte pengesë për suksesin tënd?

Claydee Lupa:  Do ju them të vërtetën që se kam thënë ndonjëherë, dhe jeni ju të parët që do e publikoni. Të gjithë kur fillova më thonin se mos thuaj origjinën tënde se kjo do të jetë problem në karierën tënde. E vërteta është që argumentet e tyre ishin bindëse por unë mendova ndrysh. Mendova se nëse nuk mohoj origjinën time sa mund të reflektoj kjo në suksesin tim. Mbase kur shqiptarët të mësojnë se jam nga Shqipëria do më ndihmoj që punën time ta mësojnë dhe të tjerë. Pra e mendova që mosmohimi i origjinës është diçka pozitive dhe jo negative, që përveç anës personale që siç thamë më lart nuk duhet të harrojmë nga kemi prejardhjen, do më ndihmonte edhe në karierën time.  Mendova se disa do të mërziten që nuk jam nga vëndi i tyre dhe disa do gëzohen që jam nga vëndi i tyre por në fund, ajo që do flasi e fundit do jetë muzika. Mes sajë do shfaqet talenti dhe suksesi dhe jo prej prejardhjes të artistit. Dhe vërtetë  tashmë gëzohem që këngët e mija dëgjohen dhe në vënde që nuk e dinë, dhe nuk ju intereson, prejardhja  ime. Për shëmbull në Poloni apo Serbi ku kemi shkuar që njerëzit nuk merren me origjinën time por me punën time, me muzikën time.  Mua më pëlqen që tashmë të gjithë merren me muzikën time, dhe këtë gjë e shoh të ndodhë vazhdimisht.

Por dëshiroj të plotësoj dhe diçka për sa i përket  disa kolegëve të mij të cilët siç thoni mohojnë origjinën e tyre. Nuk mendoj se faji është komplet i tyri , sepse  fatkeqësisht  kjo është një punë në të cilën ka kontrata, menaxher, agjenci muzikore etj dhe në qoftëse dikush do të jetoj nga kjo punë , është i detyruar të ketë një njeri mbi kokë i cili i thotë vazhdimisht se çduhet të bëj. Pra nëqoftëse një artist ka origjinën nga Shqipëria, Afrika Turqia, Amerike etj etj dhe menaxheri i tij i thotë që nuk duhet të thuash origjinën tënde sepse kjo do na krijoj probleme në punën tonë, artisti është i detyruar ta dëgjoj.

Albanians.gr: Pra menaxheri jot pa tek ty talentit tënd dhe nuk e pa të nevojshme të fshehësh apo të mohosh origjinën tënde?

Claydee Lupa:  Menaxheri im nuk ekziston. Ekziston firma për këngët por unë nuk kam menaxher, nuk ka ndonjë njeri për të cilit i jam borxhli. Fillova dhe vazhdoj vetëm dhe për këtë jam i lirë të shprehem siç duhet

Albanians.gr: Përfundimisht të ndihmoi apo jo që pranove dhe nuk mohove publikisht origjinën tënde?

Claydee Lupa:  Të të them të vërtetën më ndihmoj në rradhe të parë mua si njeri të pranoj atë që jam të jem krenar për nga jam dhe çfar jam dhe të vazhdoj përpara. Nuk lejova njerëzit që të më mbyllin dhe të më mbajnë të mbyllur në mendime  dhe pyetje të cilave nuk do kisha mundësinë ti përgjigjesha kurrë.  Pra thashë atë që ndjeja pa e menduar dhe shumë dhe si përfundim mendoj se kjo ishte e diçka e saktë nga momenti që edhe Greqia edhe Shqipëria, dhe tashme dhe vënde të tjera, e duan muzikën time dhe atë që unë bëj. Besoj se vendimi im ishte i mirë.

Albanians.gr: Do donim ti përcillnit një mesazh të gjithë artistëve shqiptarë që tani hedhin hapat e para dhe ndodhen pikërisht në këtë dilemë, mohimit apo jo të origjinës

Claydee Lupa:  Nuk jam dikush që të jap mesazh në aspektin “bëni këtë apo bëni atë” sepse secili i shikon gjërat ndrysh. Pra nuk do i them una askujt  bëj kështu apo bëj ashtu se kjo apo ajo është me e mirë apo më e keqe. Ajo që dua ti them është që të jenë vetvetja dhe sa më të vërtetë në këto kohë të vështira. Sa më i vërtetë të jesh aq më e lehtë është të dalloheni nga mazat.

Albanians.gr: Një mesazh për Rininë Shqiptare në Greqi

Claydee Lupa: Do doja të them një faleminderit të madh që na mbështesni dhe më  ndihmoni që muzika ime të bëhet e njohur.

Albanians.gr: Dhe pyetja e fundit. Do ju kemi pran nesh në një nga mbrëmjet e ardhëshme që organizon Albanians.gr

Claydee Lupa: Sigurisht që po nëse ka det pse jo

Albanians.gr: Claydee ju falenderojmë shumë për intervistën

Claydee Lupa: Dhe unë ju falenderoj që më dhatë mundësinë përmes faqes tuaj ti drejtohem Shqiptarëve në Greqi

Për Albanians.gr

Intervistoi Gaston Sanxhaku

Fotografi Video Genti Malo

Në përgatitjet e pyetjeve Morena Lumani, Gaston Sanxhaku

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top