ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Informacion i përditësuar mbi vendndodhjen e shtetasve shqiptarë të evakuuar nga trageti “Norman Atlantic”

Ministria e Punëve të Jashtme, pas informacioneve më të fundit të marra nga konsullatat tona në Janinë dhe Bari, informon se pasagjerët e evakuuar në bordin e anijes « ABY JEANNETTE » janë si më poshtë:

1.  Refik Aliko
2.  Sheraf Aliko
3.  Donika Aliko
4.  Festim Cuci
5.  Hasie Cuci
6.  Brunilda Kazo
7.  Jonel Lamcaj (nënshtetësi italiane)
8.  Jorgo Kristo (nënshtetësi greke)
Anija ABY JEANETTE pritet të mbërrijë në bazën ushtarake të Tarantos gjatë mbrëmjes  së sotme. Në bazë qytetarët tanë do të asistohen nga stafi i Konsullatës sonë në Bari.

Konsullata shqiptare në Janinë ka asistuar dje rreth orës 21:00 në portin e Igumenicës me anijen Cruise Europe shtetasit tanë:

9.  Aleksandër Beqiraj (fëmijë, ndodhet në spitalin e Filatit në gjendje shumë të mirë shëndetësore)
10. Enkeleida Beqiraj   (ndodhet në spitalin e Filatit në gjendje shumë të mirë shëndetësore)
11. Riza Cela  (ndodhet në spitalin e Filatit në gjendje shumë të mirë shëndetësore)
12. Alta Pashaj (Pas ndalesës në Igumenicë ka udhëtuar drejt Patrës).

Aktualisht në Itali ndodhen:

13.  Senada Kolekaj (pas ndihmës së parë tani ndodhet në Bolonja pranë familjarëve)
14.  Robet Mane (pas ndihmës së parë tani është pranë familjes në Firence)
15.  Alban Skendaj (në spitalin e Barit, në gjendje shumë të mirë shëndetësore)
16.  Sokrat Qendro (me nënshtetësi italiane, ndodhet në Hotelin Neptuna të Brindizit)
17.  L. Ndreu (në spitalin e Leçes në gjendje shumë të mirë shëndetësore)
18.  G. Gega (pas ndihmës së parë tani është pranë familjes në Torino).
Qendra e Emergjencave në Romë informon se në bordin e anijes ushtarake italiane “San Giorgio” e cila pritet të mbërrijë sot pasdite në Brindizi ndodhen shtetasit shqiptarë të mëposhtëm:

19. Leonard Beqiraj
20. Xhorxhi Paragoni
21. Jorgo Qerama
22. Petrit Zhuri
23. Klajdi Zhuri
24. Adelina Zhuri

Shtetasit tanë në momentin e mbërritjes në Brindizi do të asistohen nga stafi ynë diplomatik.

Nga Qendra e Emergjencave në Romë na informojnë se shtetasit e mëposhtëm janë evakuuar nga bordi i tragetit, por mbetemi në pritje të informacionit mbi vendndodhjen e tyre për:

25. H. Cukja
26. V. Kane

MPJ ndjek me përparësi ecurinë dhe do të informojë në vijim për vendndodhjen e qytetarëve tanë sapo të kemi informacione.

Ministria e Punëve të Jashtme vendos në dispozicion të familjarëve të pasagjerëve të tragetit “Norman Atlantic” numrin e kontaktit: +355 69 935 6685.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top