ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Ι ati i viktimës Laurentin ma vranë kriminelët. Dua drejtësi

Laurenti do të shkonte në Greqi për t’u takuar me të fejuarën por në Kakavijë ishte kthyer nga pala greke për shkak se i kishin nxjerrë probleme me dokumentet.

Mbrëmjen e së dielës 24 vjeçari i kishte hipur autobusit të linjës Athinë- Tiranë për t’u kthyer në Peqin, por ka mbetur i vdekur nga disa persona të cilët i zunë pritë autobusit në pranë Memaliajt.

“Ma vranë kriminelët,” thotë i ati i Laurent Tabakut.

“Duam drejtësi dhe duam që të kapen autorët e vrasjes sa më parë”, thonë familjarët e tij të cilët sot janë mbledhur në shtëpinë e familjes Tabaku  në fshatin Shezë të Peqinit, për t’i dhënë lamtumirën Laurentit.

Familjarët kanë thënë se, “ngjarjen e kanë mësuar nga mediat”. Ata nuk kanë kursyer akuzat edhe ndaj policisë, që sipas tyre, “ka qëndruar e vakët për zbardhjen e ngjarjes.”

Të afërmit e Tabakut i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama për të marrë më shumë masa për sigurinë dhe rendin.

I riu Tabaku nuk mundi t’i mbijetonte plumbave të qëlluar nga 4 persona të cilët tentuan të ndalonin autobusin me qëllim për ta grabitur. Tabaku gjeti vdekjen pasditen e djeshme në spitalin e Fierit.

Autobusi u sulmua me armë zjarri në Memaliaj në orën 01:34 minuta të mëngjesit të djeshëm, ndërsa nga të shtënat mbeti e plagosur edhe një 19-vjeçare.

Burimi www.shqiptarja.com

Qëllohet me armë autobuzi Tiranë Athinë Dy të plagosur

Ndërron jetë njëri njëri nga të plagosurit në sulmit e sotëm mbi autobuzin Athinë Tiranë

Një parregullsi në dokumenta që i kushtoi jetën një të riu..

Sulmi mbi autobuzin Athinë Tiranë Policia e Gjirokastrës shoqëron 9 persona Vijojnë hetimet

Dëshmia e pasagjerëve Shoferi eci shpejt Fati jonë që shpëtuam

Sulmit mbi autobuzin Athinë Tiranë Policia ofron 10000 euro për informatorët

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top