Më 9 janar hyn në fuqi mekanizmi pezullues, sipas rregullores së ndryshuar të vizave që miratoi muajin e kaluar Këshilli i BE-së.
Vendimi siguron që një shtet anëtar t’i kërkojë Komisionit Europian pezullimin e lëvizjes së lirë për një vend përfitues të regjimit pa viza, nëse përballet me një situatë emergjente, kur përgjatë 6 muajve vërehet:
Rritje e menjëhershme dhe domethënëse e numrit të emigrantëve të paligjshëm; të kërkesave të pabazuara për azil; apo të refuzimit të kërkesave për riatdhesim, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Pezullimi i regjimit pa viza nuk bëhet në mënyrë të menjëhershme me ankesën e një shteti anëtar. Pas vlerësimit, Komisioni dhe Këshilli, me pëlqimin e Parlamentit, mund të marrin vendim për pezullim 6-mujor të lëvizjes së lirë ndaj vendit problematik.
burimi www.top-channel.tv
