ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Human Right Watch: “Jetë qeni”, ajo e emigrantëve në Greqi

E goditur nga kriza, Greqia po drejton

E goditur nga kriza, Greqia po drejton urrejtjen kundër të huajve dhe kjo është diçka që Evropa nuk duhet ta lejojë”, shkruan në një raport analitik, drejtori i Organizatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, “Human Right Watch”, Hugh Williamson.

 

Në artikullin e tij mbi situatën e të drejtave të njeriut në Evropë dhe Azinë Qendrore, të titulluar “I goditur si një qen”, Williamson vëren se “viti i kaluar ishte i vështirë për Greqinë”, por se “nuk duket se gjërat do të përmirësohen këtë vit”.

 

“Miliona njerëz në Greqi janë prekur nga masat shtrënguese dhe tensioni politik përpëlit vendin. Shumë shqetësues është suksesi i ekstremit të djathtë Agimi i Artë. Ekzistojnë shumë probleme shoqërore që lidhen me emigrantët e panumërt, të cilët erdhën në Greqi nga vendet jashtë BE-së.

Në këto kushte neglizhohet një tjetër krizë, dhuna ksenofobe ndaj refugjatëve dhe emigrantëve në Athinë e gjetkë, e cila rezikon të dalë jashtë kontrollit”, thotë kreu i Human Rights Watch.

 

“Sulmet ndaj emigrantëve janë shkelje e madhe e të drejtave të njeriut dhe e keqja është se zakonisht ata që janë përgjegjës nuk janë ndëshkuar. As policia dhe as ndonjë autoritet tjetër qeveritar nuk përpiqet seriozisht për të sjellë fajtorët para drejtësisë. Ky mosndëshkim shkatërron iluzionin se në Bashkimin Evropian, (i cili mori Çmimin Nobel për Paqe), mbizotëron toleranca dhe paqja”, shkruan ai.

 

Williamson konsideron se shumë njerëz në Greqi nuk e njohin këtë aspekt të krizës. Sipas pikëpamjes së tyre, Greqia tashmë ka shumë probleme dhe konsiderojnë se dhuna raciste do të zhduket vetvetiu, në qoftë se ekonomia fillon të rritet përsëri. Gjithashtu shqetësuese është se disa politikanë të mbetet apatikë, duke iu trembur një reagimi populist të Agimit të Artë.

 

Artikulli analitik nga Williamson përfundon me fjalët: “Dhuna ksenofobe nuk mund të injorohet dhe KE duhet të deklarojë haptazi se si dhe në çfarë mase mund të ndihmojë”.

 

Ky raport publikohet teksa në Athinë ndodhën dy sulme të egra raciste; i pari mbi një 14 vjecar afgan dhe tjetri dje, mbi një 20 vjecar nga Siria, të cilëve iu nevojit ndihma e mjekëve, për plagët e shkaktuara nga dhuna.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top