Shqip

Huffington Post, rendit Sarandën në vendin e dytë në 10 destinacionet më të mira për të kaluar stinën e vjeshtës.

Faqja e njohur Huffington Post, në faqen e saj online, ka renditur 10 destinacionet më të mira për të kaluar stinën e vjeshtës.

Bazuar në çmimet e hoteleve me 4 dhe 5 yje, 10 destinacionet e përzgjedhura nga Huffington Post ofrojnë mundësi perfekte për të shijuar stinën e vjeshtës.
E konsideruar si zemra e rivierës shqiptare, Saranda renditet e dyta midis 10 destinacioneve të përzgjedhura.

“Saranda është një qytet i rëndësishëm me rezorte turistike në bregun jonian. E ndodhur më pak se 10 milie nga Korfuzi, Saranda ndanë të njëjtën klimë të nxehtë mesdhetare. Jashtë qytetit ju mund të gjeni rrënonjat e qytetit romak të Butrintit, tashmë një trashëgimi botërore e UNESCO-s”, thuhet në artikullin e Huffington Post

BURIMI : http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/destinacionet-turistike-ne-10-vitet–e-ardhshme-shqiperia-ne-top-50-241207.html#sthash.lKZ7pgYn.dpuf

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top