ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Hosroskopio Sot 17 Prill 2014

Dashi

Të gjithë planetët e dashurisë do jenë në anën tuaj gjatë kësaj dite. Ata do iu bëjnë me realistë dhe më të gatshëm për të kërkuar falje.

Demi

Ditë e zjarrtë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Pasioni do ndizet fuqishëm dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Shfrytëzojeni çdo sekondë.

Binjakët

Nuk do keni aspak dëshirë ta privoni veten nga aventurat kalimtare sot dhe kjo do sjellë debate të ashpra me partnerin. Ai do refuzoje t’i mbyllë sytë.

Gaforrja

Do përballeni me probleme serioze sot në jetën tuaj në çift. Që situata të mos iu ndërlikohet edhe më tepër mundohuni të qëndroni pak larg njeri-tjetrit.

Luani

Çiftet do kenë një mungesë të theksuar komunikimi gjatë kësaj dite dhe në çdo çast mund të lindin mosmarrëveshje. Asgjë nuk ka për të shkuar si e kishit menduar.

Virgjëresha

Nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni sot në jetën tuaj në çift, por as emocione të fuqishme mos prisni. E mira do jetë t’i merrni gjërat ashtu si t’iu vijnë.

Peshorja

Priten ndryshime shumë të mëdha sot në jetën tuaj në çift. Nga një periudhë stresuese dhe delikate do kaloni në një periudhë të qetë dhe herë pas here me ndonjë surprizë.

Akrepi

Më në fund do iu plotësohen disa nga ëndrrat më të mëdha të dashurisë dhe do kaloni çaste të mrekullueshme pranë partnerit. Beqarët do e gjejnë shpirtin e tyre binjak.

Shigjetari

Nëse jeta juaj në çift ka qenë gjithë këtë kohe e paqëndrueshme, as sot nuk do arrini dot të vendosni stabilitetin. Nuk do bëni asnjë lëshim.

Bricjapi

Mos kërkoni ta sfidoni partnerin tuaj sot dhe as të kërkoni prej tij gjëra të pamundura. Situata mund t’iu dalë tërësisht jashtë kontrollit më pas.

Ujori

Çastet e lumtura do vazhdojnë edhe sot në jetën tuaj në çift. Do ndiheni për mrekulli në krahët e partnerit tuaj dhe nuk do dëshironi që dita të mbarojë.

Peshqit

Ditë e këndshme dhe e ngrohtë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Komunikimi do jetë i mirë dhe do respektoni në çdo moment mendimet e tjetrit.

Burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top