ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 9 Janar 2014

Lexoni shenjën e horoskopit tuaj sot 9 Janar 2014

Dashi

Mundohuni ta harroni të shkuarën sot dhe të mendoni vetëm për të ardhmen tuaj në çift. Të gjithë bëjnë gabime, e rëndësishme është qe ato të kuptohen në kohë.

Demi

Do jeni shumë kritikë ndaj partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe atmosfera do tensionohet me kalimin e orëve. Kujdes, sepse partneri nuk do jetë shumë në humor për t’iu toleruar.

Binjakët

Konfigurimi i yjeve do jetë aq pozitiv sot për jetën sentimentale të çifteve saqë emocionet do jenë të njëpasnjëshme dhe të furishme. Shfrytëzojeni çdo sekondë.

Gaforrja

Ditë mjaft e animuar dhe e këndshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Do qeshni edhe me mosmarrëveshjet që keni pasur kohët e fundit dhe do i pranoni gabimet.

Luani

Jeta në çift nuk do ketë probleme të mëdha gjatë kësaj dite, por dhe shumë e qetë nuk do jetë. Mundohuni të mos tregoheni impulsivë dhe të mos veproni kuturu.

Virgjëresha

Do jeni shumë bujarë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe kjo do ju mundësojë momente të mrekullueshme me të. Disave do ju duket sikur jeni në një ëndërr të bukur.

Peshorja

Flisni hapur me partnerin tuaj sot për gjithçka që ju shqetëson. Nëse i lini gjërat pas dore situata do fillojë të ndërlikohet më tepër. Beqarët do kenë një ditë shumë të zakonshme dhe pa takimet e ëndërruara.

Akrepi

Bëni të pamundurën sot për të qëndruar sa më pranë partnerit tuaj dhe për të folur hapur me të. Atmosfera do ngrohet mjaft dhe do ndiheni më mirë. Beqarët do flirtojnë pa fund.

Shigjetari

Ditë shume e zakonshme dhe herë pas here pesimiste, kjo e sotmja për të dashuruarit. Gjithçka do jetë rutinë dhe asgjë nuk do ndryshojë nga disa ditë më parë.

Bricjapi

Nuk do ja vini veshin atyre që do ju thotë partneri juaj sot dhe në disa momente do keni debate me të. Mos e prishni me dorën tuaj atmosferën e ngrohtë.

Ujori

Çiftet do kalojnë momente të lumtura pranë të dashurit të zemrës dhe do ndihen me fat që e kane atë në krah. Nëse jeni beqarë duhet të prisni edhe pak kohe për të ndryshuar status.

Peshqit

Do jeni shumë kokëfortë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe kjo mund të shkaktojë debate të forta me partnerin. Mos kërkoni gjithmonë të bëhet si doni ju.

Burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top