ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 8 Shkurt 2014



Dashi 21/3 – 20/4

Dilni më në fund nga situata e vështirë në të cilën ishit futur në çift dhe do i mendoni gjërat më seriozisht. Mundohuni ta rivendosni dialogun dhe të mos e humbni për asnjë moment atë.

Demi 21/4 – 21/5

Gjatë ditës nuk do keni shumë kohë të kaloni me partnerin tuaj kështu që shfrytëzojini orët e mbrëmjes për të folur me të dhe për të qëndruar sa me afër.

Binjaket 22/5 – 21/6

Do vazhdoni ta ruani edhe sot klimën e ngrohte në çift dhe nuk do keni asgjë për çfarë të shqetësoheni. Në çdo moment do përjetoni emocione të veçanta

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Do ketë më shumë përmirësime sot në jetën tuaj në çift sesa kohët e fundit. Do filloni t’i shihni gjërat me një sy tjetër dhe jo t’ia hidhni fajin për çdo gjë partnerit.

LUANI 23/7 – 21/8

Tregohuni më të dashur me partnerin tuaj sot dhe mundohuni në çdo moment t’ia shprehni ato që ndjeni. Luftoni fort që harmonia të rikthehet sërish.

VIRGJE RESH? 22/8 – 23/9

Atmosfera në çift nuk do jetë aspak e përshtatshme gjatë kësaj dite. Herë pas here mund të keni edhe debate të forta për tema delikate. Beqarët do i dyfishojnë takimet.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Gjërat do rregullohen sot ndërmjet jush dhe partnerit dhe do ndiheni disi më të qetë. Si ju ashtu edhe ai që keni në krah do toleroni më shumë. Beqarët nuk duhet të bëjnë asnjë marrëzi.

AKREPI 24/10 – 22/11

Do iu mungojë tërësisht realizmi në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe kjo mund t’iu çojë drejt gabimeve fatale. Kujdes! Beqarët do jenë të paqartë për atë që duan të bëjnë.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Ditë e ekuilibruar dhe përgjithësisht e qetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do kujdeseni për personin që keni në krah dhe në ndonjë moment mund të bëni edhe sakrifica për të.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Kohët e fundit keni qenë të mërzitur, të stresuar dhe keni pasur debate në çift. Duke filluar që sot, situata do përmirësohet dhe do i mendoni gjërat më seriozisht.

UJORI 21/1 – 19/2

Yjet nuk do iu mbështesin shumë në jetën tuaj në çift sot dhe situata për disa do jetë mjaft e turbullt. Mundohuni të mos nxitoheni për asgjë dhe të hapni rrugë herë pas here.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Të dashuruarit do kenë një ditë të zakonshme, pa debate dhe pa emocione më të mëdha nga ato që kanë qenë. Nëse zemra juaj është ende e lirë shfrytëzojini sot të gjitha mundësitë që do iu jepen për takime.

burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top