ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 8 Prill 2014

Horoskopi sot 8 Prill 2014

Dashi

Sot do të keni mundësi të mbroni veten tuaj duke vendosur pikat mbi “i”.  Në dashuri partneri do t’ju akuzoi për mungesën e vëmendjes.

Demi

Duhet të mbani impulsivitetin nën kontroll, sidomos nëse jeni të ndikuar nga xhelozia. Në punë do të zgjidhni një problemë që ju bezdisë prej kohësh.

Binjakët

Duhet ta shmangni egoizmin dhe të jeni më të dashur përballë atyre që ju duan fortë. Në punë mbrohuni nga sulmet e një eprori.

Gaforrja

Do të keni dëshirën të izoloheni në një vend dhe të reflektoni mbi gjërat që ju kanë ndodhur kohët e fundit në jetën tuaj.

Luani

Nuk duhet të shpenzoni shumë për të bërë të lumtur njerëzit që ju rrethojnë. Në punë do të rrethoheni nga surpriza të këndshme.

Në këto momente do të dilni nga skemat e caktuara dhe njerëzit që ju rrethojnë do të mahniten nga veprimtaria juaj.

Virgjëresha

Intuita do t’ju ndihmojë shumë në këtë periudhë. Në punë do të kapni mundësi të mira. Në dashuri do të donit të dilni nga kjo situatë.

Peshorja

Akrepi

Sot dikush do t’ju akuzoi për dembelizëm dhe kjo do t’ju mërzis shumë. Kohën e lirë do ta kaloni në shoqërinë e familjarëve.

Shigjetari

Do të bëni ndryshime interesante në shtëpi këtë periudhë. Në punë do të keni disa pengesa të vogla që do t’ju vështirësojnë pak punë.

Bricjapi

Nuk duhet t’i zini besë pamjes së jashtme por t’i analizoni mirë situatat. Në punë nuk duhet të mjaftoheni me pakë por të kërkoni shumë më tepër.

Ujori

Do të jeni më të vëmendshëm për nevojat e njerëzve që ju rrethojnë. Në punë do të dini të përfitoni nga raste të veçanta.

Peshqit

Do të keni prioritet interesat tuaja duke shmangur hipokrizinë që ju rrethon në punë. Në dashuri duhet të jeni këmbëngulës.

burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top