Dashi
Do të zgjidhni problemin që kishit kohët e fundit në çift dhe do të ndiheni më të qetë gjatë kësaj dite. Beqarët nga ana tjetër do të kenë takime drithëruese nga të cilat do të lindin dashuri të mëdha.
Demi
Do keni disa incidente te vogla ne çift gjate kësaj dite dhe për këtë arsye do mërziteni paksa. Mundohuni t’i mendoni gjerat me pozitivizëm dhe jo te parashikoni gjithmonë me te keqen. Beqaret do pëlqehen mjaft për sensin e tyre te humorit dhe për thjeshtësinë. Mund te ndodhin edhe gjera te jashtëzakonshme sot. Situata financiare fatmirësisht nuk do jete problematike.
Binjakët
Çiftet që kanë pasur vështirësi do të kujdesen së tepërmi për ta përmirësuar situatën. Për beqarët do të jenë më të favorizuara dashuritë e mëdha sesa flirtet apo aventurat kalimtare.
Gaforrja
Të dashuruarit do të afrohen edhe më tepër me njeri-tjetrin dhe do të kalojnë momente të mrekullueshme së bashku. Nga ana tjetër beqarët do të kenë takimin më të shumëpritur dhe jeta do iu ndryshojë për mirë.
Luani
Ata që janë në një lidhje vërtet do të kenë debate dhe vështirësi, por në mbrëmje gjithçka do të qartësohet. Beqarët do të kenë shumë takime interesante, megjithatë ata do jenë të pavendosur të bëjnë zgjedhjen e duhur.
Virgjëresha
Venusi dhe Urani do të sjellin konflikte të shumta në çift gjatë kësaj dite. Atmosfera do të jetë e turbullt dhe asgjë nuk do të shkoje si e kishit menduar. Beqaret do të jetojnë çdo moment si t’iu vijë.
Peshorja
Çështjet e zemrës nuk do të shkojnë më së miri gjatë kësaj dite, megjithatë duhet thënë se do i merrni gjërat me qetësi. Beqarët nuk do të dëshirojnë të ndryshojnë status dhe për këtë arsye nuk do të pranojnë as të njihen me persona të rinj.
Akrepi
Ditë e favorshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Beqarët do të vazhdojnë ende të jenë në kërkim të princit të kaltër, por fati fatkeqësisht nuk do të jetë në anën e tyre.
Shigjetari
Nëse marrëdhënia në çift ka qenë e mirë këto kohë dhe komunikimi nuk ka humbur, dita e sotme do të jetë pozitive. Beqarët do të kenë takime të shumta me persona që vërtet ia vlejnë t’i kesh pranë.
Bricjapi
Ditë e qetë dhe pa probleme kjo e sotmja për ata që janë në çift. Beqarët do të kenë sukses në dashuri dhe do të krijojnë lidhjen që aq shumë e kanë ëndërruar.
Ujori
Do të keni debate të forta me partnerin tuaj gjatë kësaj dite. Secili prej jush do të ketë idetë dhe mendimet e veta dhe do kërkojë të dale e tija. Beqarët do të jenë të përhumbur dhe nuk do ta kenë fare mendjen për të krijuar një lidhje.
Peshqit
Ditë mjaft e turbullt kjo e sotmja për të dashuruarit. As vetë nuk do e dini se çfarë është ajo që kërkoni. Beqarët nuk do të dinë çfarë të bëjnë më parë.
burimi www.shekulli.com.al
