DASHI 21/3 – 20/4
Sot do të keni ide të qarta për atë që doni dhe do ta propozoni me shumë qëndrueshmëri. Në familje aftësitë tuaja do të vlerësohen.
DEMI 21/4 – 21/5
Keni nevojë të ndiheni të rrethuar me dashuri dhe gjërat po shkojnë në krahun e duhur. Në punë do të vlerësoheni për largpamësinë tuaj.
BINJAKET 22/5 – 21/6
Një mesazh provokues do të vijë nga një person që nuk e prisni, po me aftësinë tuaj do të arrini ta lini me gojë hapur.
GAFORRJA 22/6 – 22/7
Sot do të keni prirje artistike dhe do të jepni gjithçka nga vetja juaj. Në fushën e ndjenjave një kujtim do t’ju bëjë apatik kundrejt të tjerëve.
LUANI 23/7 – 21/8
Do të shfrytëzoni një mundësi që do t’ju vijë në dorë. Në aspektin e ndjenjave do të kërkoni më shumë nga lidhja juaj për një të ardhme së bashku.
VIRGJERESHA 22/8 – 23/9
Përpiquni ta çlironi mendjen nga mendimet e këqija. Në aspektin e ndjenjave do të kaloni momente të këndshme me partnerit.
PESHORJA 24/9 – 23/10
Të jeni të përmbajtur, ndonjëherë mund t’ju prishi punë. Në aspektin e ndjenjave përpiquni të jeni më bashkëpunues me partnerin.
AKREPI 24/10 – 22/11
Duhet të jeni më pak kritik dhe më shumë bashkëpunues në ambientin e punës. Nëse doni të njihni njerëz të rinj, frekuentoni vende të reja.
SHIGJETARI 23/11 – 22/12
Duhet të jeni diplomatik dhe bindës për të pasur një arritje profesionale. Në aspektin e ndjenjave mos e lodhni partnerin me sjelljen tuaj.
BRICJAPI 23/12 – 20/1
Do të rinovoni të gjitha takimet tuaja, ndaj do të bëni një zgjedhje të miqve që do të takoni. Në dashuri matuni mirë para se të flisni me partnerin.
UJORI 21/1 – 19/2
Do të provoni emocione kur të takoni një person që përfaqëson të kaluarën tuaj. Yjet ju këshillojnë të jeni të vëmendshëm në mundësitë e reja.
PESHQIT 20/2 – 20/3
Do të jeni shumë aktivë në punë, por bëni kujdes me ata që ju rrethojnë sepse dikush do të mund të përfitojë nga mungesa e vëmendjes tuaj.
burimi www.shekulli.com.al
