Lexoni shenjën e horoskopit tuaj sot 6 Janar 2013
Dashi
Lumturia dhe qetësia e familjes suaj do jetë prioriteti i kësaj dite. Nëse e bëni të mundur këtë do ndjeheni mjaft mirë me veten. Në dashuri do jetë një ditë pa probleme.
Demi
Do keni sfida të reja për të kaluar në dashuri, ju çifte. Disa gabime të vogla që do bëni sot do ju kthehen në mësim. Dita do përfundojë mirë. Dëgjojini të gjitha këshillat që do iu jepen.
Binjakët
Sot çiftet do kenë disa debate për një temë delikate. Më mirë vazhdoni debatoni sesa t’i shmangeni bisedës. Sqarojeni çdo gjë njëherë e mirë. Beqaret do kenë takime të reja.
Gaforrja
Sot do jetë një ditë shumë e qetë dhe e bukur për çiftet. Do qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dhe do flasin për jetën e tyre deri tani. Në mbrëmje priten surpriza. Përgatituni!
Luani
Pozicioni që do mbani sot për një çështje të caktuar mund të ndezë konflikte me partnerin. Më mirë qëndroni larg njëri-tjetrit për të mos e acaruar më shumë situatën.
Virgjëresha
Lumturia në çift do ju bëjë që të jeni të qeshur gjatë gjithë ditës së sotme. Sensualiteti, butësia dhe bashkëpunimi do të mbizotërojnë në jetën tuaj. Për beqarët priten dashuri të mëdha.
Peshorja
Edhe pse mund të keni disa mosmarrëveshje të vogla në çift duhet ta dini se këto janë normale dhe duhet thjesht durim. Beqarët janë shumë të pavendosur të krijojnë një lidhje të re.
Akrepi
Situata në lidhjen tuaj nuk do jetë e mirë. Do keni mosmarrëveshje dhe do debatoni për diçka. Kujdes, duhet të bëni kompromis përndryshe çdo gjë do përkeqësohet.
Shigjetari
Mos prisni fundin e ditës për t’u takuar me të dashurin e zemrës tuaj. Sapo të keni një mundësi flisni me të dhe i thoni të vije tek ju. Ju pret një ditë shume e bukur dhe plot ndjenjë.
Bricjapi
Jeta në çift mund t’ju rezervojë disa surpriza shumë të këndshme. Do kaloni një ditë shumë të mirë. Disa familjarë mund t’ju dalin kundër për diçka. Kujdes, mbushjani mendjen që e kanë gabim.
Ujori
Sot ju beqarë do jeni shumë joshës. Gjithçka që doni do ju realizohet në dashuri. Kur i vini një qëllim vetes doni të arrini gjithmonë atë qe doni. Çiftet mund të kenë edhe ndonjë problem të vogël.
Peshqit
Sot do jeni optimistë se gjithçka do shkojë mirë në lidhjen tuaj dashurore. Do jeni plot energji dhe do përgatisni edhe ndonjë surprizë për partnerin. Edhe për beqarët do jetë një ditë pozitive.
burimi www.shekulli.com.al
