ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 5 Shkurt 2014

Horoskopi sot 5 Shkurt 2014

DASHI 21/3 – 20/4

Klima yjore nuk do të jetë aspak e përshtatshme sot për ata që janë në një lidhje. Beqarët do të takohen me dikë dhe pa e kuptuar as vetë do të kenë ndjenja të forta për të.

DEMI 21/4 – 21/5

Jeta e të dashuruarve jo vetëm që do të stabilizohet, por do të ketë edhe një konsolidim të pozicionit social. Për beqarët nuk pritet asgjë e jashtëzakonshme sot kështu që më mirë t’ia lënë gjërat kohës.

BINJAKET 22/5 – 21/6

Tregohuni të kujdesshëm sot në jetën tuaj në çift dhe mos u joshni nga personat që do të takoni rishtazi. Beqarët do të shkëmbejnë fshehtazi vështrime me dike që kanë vite që e njohin.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Ju që jeni në një lidhje do të kaloni momente te paharruara. Beqarët nuk duhet të hezitojnë t’ia shprehin ndjenjat dikujt sepse po e lanë pas dore këtë dikush tjetër do ua marre nga duart.

LUANI 23/7 – 21/8

Nuk do të arrini dot t’i shprehni aq sa duhet ndjenjat përkundrejt partnerit tuaj dhe kjo do iu mërzit tej mase. Beqarët do të kenë një ditë normale dhe pa takime impresionuese.

VIRGJERESHA 22/8 – 23/9

Jo çdo gjë do të shkojë për mrekulli në planin sentimental të çifteve, megjithatë do të keni një komunikim të mirë. Beqarët do të bëjnë gjithçka për ta tërhequr pas vetes atë që pëlqejnë.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Nuk do të jeni aspak të qetë sot në jetën tuaj në çift dhe nga ana tjetër do të keni dyshime mbi vazhdimësinë e lidhjes. Beqarët duhet të mendohen mirë se çfarë duan të bëjnë me jetën e tyre.

AKREPI 24/10 – 22/11

Do të afroheni mjaft me partnerin tuaj sot dhe do të mundoheni të dy t’i harroni debatet dhe vështirësitë që keni kaluar kohët e fundit.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Do t’i shprehni hapur ndjenjat dhe nuk do ta keni problem edhe pse mund të keni njerëz të tjerë rreth e rrotull. Beqarët më mirë të qëndrojnë vetëm sepse mundësitë nuk do të jenë aspak të mira.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Momentet e lumtura do të jenë të shumta gjatë kësaj dite. Do ndiheni mirë pranë personit që keni në krah. Beqarët do të kenë mundësi ta gjejnë personin ideal.

UJORI 21/1 – 19/2

Do jeni më të disponueshëm sot ndaj atij që keni në krah dhe marrëdhënia në çift do të jetë më e ngrohtë se më parë. Beqarët nukduhet të krijojnë një lidhje.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Ditë premtuese dhe e mbushur me surpriza të mëdha kjo e sotmja. Beqarët ka gjasa të rilidhen sërish me dikë që e kanë dashur shumë, por që largësia i ndahu

burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top