ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 31 mars 2014

Horoskopi sot 31 mars 2014
Dashi

Ata që janë në një lidhje do kërkojnë më shumë qëndrueshmërinë dhe besnikërinë sesa pasionin. Urani ka rrezik të sjellë edhe ndonjë mosmarrëveshje të vogël, prandaj bëni kujdes me ato që thoni.

Demi

Do ndiheni mjaft mirë sot pranë atij që dashuroni dhe do flisni edhe për disa çështje delikate, të cilat në të kaluarën nuk keni mundur t’i prekni. Edhe beqarët do jene me fat.

Binjakët

Ditë shumë e bukur kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Edhe çiftet problematike do jenë disi më të qetë. Beqarët duhet ta shfrytëzojnë ditën për të reflektuar mbi atë që duan të bëjnë.

Gaforrja

Do keni shumë kërkesa sot në jetën tuaj në çift dhe do mërziteni kur partneri të mos ua plotësojë të gjitha. Mundohuni të tregoheni disi më realistë. Beqaret do kërkojnë pa fund princin e kaltër.

Luani

Jeta juaj në çift do marrë bekimin e yjeve gjatë kësaj dite. Gjithçka do shkojë për mrekulli dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Për beqarët ka mundësi që një miqësi e hershme të marrë një kthese edhe më intime.

Virgjëresha

Ditë shumë e favorshme dhe e këndshme kjo për ata që e kane tashmë një lidhje. Nuk do i mendoni më problemet që keni pasur dikur, pasi do shihni vetëm të ardhmen.

Peshorja

Sektori i dashurisë do jete i favorizuar gjatë kësaj dite. Marrëdhënia me partnerin do jetë e qëndrueshme dhe do kaloni edhe momente pasionante së bashku.

Akrepi

Flisni hapur me partnerin tuaj sot për çdo gjë që ju shqetëson në lidhjen që keni krijuar. Vetëm në këtë mënyrë do mund të zgjidhni çdo keqkuptim.

Shigjetari

Ditë e mbushur me çaste të lumtura kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni si kurrë më parë. Shfrytëzojeni çdo sekondë. Beqarët nuk duhet ta kërkojnë shumë larg princin e kaltër.

Bricjapi

Në mëngjes do keni disa debate me partnerin tuaj, por me kalimin e orëve do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do kërkoni falje. Situata do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar.

Ujori

Mos ëndërroni më shumë sesa duhet sot ju që jeni në një lidhje sepse mund të përballeni me shume zhgënjime më vonë. Beqarët duhet të pranojnë ftesa dhe të njihen me persona të rinj.

Peshqit

Do ketë momente kur do harroni gjithçka tjetër dhe do mendoni vetëm për partnerin tuaj. Këto do jenë çastet më të bukura dhe më emocionuese për ju.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top