ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 30 Janar 2014

Horoskopi sot 30 Janar 2014

Dashi

Ditë aspak e mirë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Tensioni do mbizotërojë gjatë të gjithë kohës. Beqarët do të kenë disa ndryshime të vogla, por yjet këshillojnë të mos nxitohen për asgjë.

Demi

Jeta në çift do të ndërlikohet edhe më tepër gjatë kësaj dite. Nuk do të bini dakord për asgjë me atë që keni në krah dhe do të keni debate të ashpra. Beqaret do të kenë zhgënjime të mëdha pasi do të nxitohen të hedhin hapa.

Binjakët

Jo vetëm që marrëdhënia në çift do të jetë e ngrohtë sot, por do të mendoni edhe për një fejesë apo martesë së shpejti. Beqarët gjithashtu do të jenë fatlumë dhe do të gjejnë personin që aq shumë kanë kërkuar.

Gaforrja

Luftoni kundër rutinës dhe pesimizmit në jetën tuaj në çift. Sot do të shihni që gjërat do të marrin drejtimin e duhur. Beqarët do të kenë disa takime, por që në fillim nuk do të kuptohen si duhet me ata persona.

Luani

Nëse iu del ndonjë problem i vogël sot në jetën tuaj në çift mundohuni ta zgjidhni me kujdes dhe pa u alarmuar. Beqarët do të takohen me disa miq të vjetër dhe nuk do të ndahen për asnjë çast prej tyre.

Virgjëresha

Do të keni ide shumë të mira sot që ta rindizni pasionin dhe t’i shtoni emocionet në jetën tuaj në çift. Gjithçka do shkojë për mrekulli. Beqarët do të kenë pëlqime, por do të ngurrojnë të hedhin hapa më tej.

Peshorja

Ditë e mbushur me surpriza dhe emocione të shumta kjo e sotmja. Partneri do të mendojë në çdo kohë t’iu bejë të ndiheni mirë. Beqarët do të lodhen se kërkuari princin e tyre të kaltër, por nuk do ia arrijnë qëllimit.

Akrepi

Klima në jetën tuaj në çift do të ngrohet tej mase sot. Do ta keni më të lehtë të flisni për problemet që iu shqetësonin prej kohësh. Beqarët do të fillojnë aventura kalimtare, por emocionuese dhe te këndshme.

Shigjetari

Do të jeni me humor shume te mire sot dhe te gatshëm te bëni çdo lloj toleromi ne mënyrë që marrëdhënia në çift të ece siç duhet. Beqarët ka mundësi të fillojnë një histori dashurie afatgjatë me një mik të ngushtë.

Bricjapi

Ka ardhur koha të merrni në dorë frenat e jetës suaj në çift dhe të drejtoheni andej nga duhet. Beqarët nuk do të jenë me fat dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtin pozicion si më parë.

Ujori

Pas një kohe të gjatë me zënka dhe mosmarrëveshje në çift, sot do të rivendoset qetësia. Beqarët do të kenë dëshira të zjarrta, por jo të gjithëve do t’iu plotësohen ato.

Peshqit

Asnjë planet nuk do të mund dot ta prishë harmoninë që mbizotëron në jetën tuaj në çift sot. Beqarët do të mendojnë për një dashuri të shkuar dhe do të vuajnë mjaft për këtë arsye.

 

Burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top