ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 3 Shkurt 2014

Horoskopi sot 3 Shkurt 2014

DASHI 21/3 – 20/4

Jeta në çift do ketë përmirësime gjatë kësaj dite. Do qëndroni më shumë kohë se më parë me atë që keni në krah dhe do i shprehni ndjenjat ashtu si i keni në zemër.

DEMI 21/4 – 21/5

Do merrni kritika të shumta nga partneri dhe do ndiheni keq për këtë arsye. Në fakt ai do ketë të drejtë për gjithçka sepse ju e keni lënë pas dore atë dhe veten tuaj.

BINJAKET 22/5 – 21/6

Do jeni shumë xheloze për partnerin tuaj sot, megjithatë kur jeni pranë tij ndiheni më të lumturat e botës. Mos kërkoni që ai të mos ruajë shoqërinë me të tjera sepse do ishte një kërkesë e papranueshme.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Tregohuni realistë në jetën tuaj në çift sot dhe mos kërkoni gjëra të pamundura nga ai që keni në krah nëse nuk doni të zhgënjeheni. Beqarët ka mundësi të gjejnë partnerin.

LUANI 23/7 – 21/8

Asnjë planet nuk do ndikojë drejtpërdrejt sot në jetën tuaj në çift. Kjo nuk do të thotë që lidhja juaj do jetë problematike, por që do keni vështirësi për të ruajtur atmosferën e ngrohtë.

VIRGJERESHA 22/8 – 23/9

Ditë pozitive, por pa pasion të zjarrtë. Tregohuni më tolerantë dhe të kuptueshëm me atë që keni në krah. Beqarët do kenë takime me persona që vërtet ja vlejnë për t’i pasur pranë.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Ditë e paqëndrueshme. Do debatoni ashpër me partnerin dhe në orët e mbrëmjes do dashuroheni plot pasion. Emocionet do jenë të fuqishme, por në të dyja ekstremet.

AKREPI 24/10 – 22/11

Do jeni shumë të disponueshëm ndaj partnerit dhe marrëdhënia do jetë më e zjarrtë dhe pasionante. Beqarët duhet t’i peshojnë mirë gjërat para se të marrin vendime të rëndësishme.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Do e joshni edhe më tepër partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia në çift do ecë në rrugën e duhur. Do ndiheni më të dashuruar se kurrë me parë.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Nëse keni pasur debate të forta në çift, sot duhet të gjeni mënyrën e duhur për t’i zgjidhur ato. Po i latë pas dore, situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Beqarët do jenë me fat.

UJORI 21/1 – 19/2

Të dashuruarit do kenë debate të forta, por nga ana tjetër nuk do mungojnë as momentet romantike. Dita do jetë e ndarë në dy pjesë.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Ditë e qetë dhe e bukur për të dashuruarit. Do i pranoni gabimet që keni bërë në të shkuarën dhe do dini si të kërkoni falje. Partneri do jetë në humor dhe do iu përgatisë edhe surpriza.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top